Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit K.B.
K.B dyshohet se kryer veprën penale nxitja e përçarja dhe mosdurimi nga neni 141 paragra
Ai dyshohet se një ditë më parë kishte djegur bredhin në Han të Elezit dhe kishte shkruar shkrime kundër festimit të Vitit të Ri.
K.B dyshohet se kryer veprën penale nxitja e përqarja dhe mosdurimi.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamenti i Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se me datë 28 dhjetor 2023 gjatë natës në qytetin e Hanit të Elezit, me dashje dhe publikisht nxit, përhapë urrejtje, përqarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare, racore, fetare ose etnike, asht që fillimisht siguron materialin adekuat pastaj në shtëpinë e tij përgaditë, dizajnon dhe printon afishet të formatit A4 me përmbajtje: “Viti i Ri nuk është festë e jona mos festo festa e jo muslimanëve”. Në mes është bredh i gjelbërt i stolisur me drita dhe një X ngjyrë e kuqe, poshtë afishes: “Nuk është prej nesh ai që u përngjanë të tjerëve përveç neve, mos u përngjani çifutëve dhe krishterëve”, (Hadith), të cilat disa i shpërndan vet ndërsa disa afishe tjera i`u jep dy të miturve, të cilët i shpërndajnë nëpër q,ytet, poashtu disa afishe i ka shpërndarë afër xhamisë në Kaçanik si dhe nga këto motive edhe ka dëmtuar bredhin e vendosur në sheshin e qytetit duke i`a vënë flakën“, thuhet në njoftim.