Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tha se po mos të ishin luftëtarët e lirës, veteranët Kosova nuk do të ishte e lirë.
Haradinaj pas vizitës që u bëri përfaqësuesve të kategorive të dala nga lufta për nder të Ditës së Veteranit, tha se kjo kategori është keqpërdorur që nga paslufta.
Sipas tij, Kurti po i nëpërkëmbë vlerat e luftës, duke i dashur më shumë vlerta e të tjerëve. Ai madje tha se kryeministri po i poshtëron e fyen edhe policët e ushtarët e po gjen arsyeje që mos të merret me ta.
“E kam nderi që të jem në zyrën e organizuar e dal nga lufta. Në Kosovë kanë ndodhur shumë padrejtësi pas luftës, një nga padrejtësitë është edhe lakmi, apo marrja me emrin e veteranit iu siguroj se nuk do të ishim në liri, do të ishim nën njerëzit e Arkanit, pa veteranët pa ata që kanë luftuar. Edhe liria jonë nuk është e sigurt nëse ne nuk i vlerësojmë dhe nderojmë si duhet vlerat e lirisë”.
“Për fat të keq kemi mbërri në një kohë kur kryetari i Qeverisë është më i dashur me vlerta e të tjerëve se me vlerat e veta, me vlerat e lirisë së vet, me UÇK-në, me ushtrinë e vet me policinë e vet, në secilën situatë ai gjen arsyeje me i poshtëruar, me i nëpërkëmbë, e fyer. Unë besoj që kurrë më të fortë nuk kemi qenë, ata që i duna vlerat e lirisë që e duan atdheun, kurrë më të fortë nuk kemi qenë”.