Një muaj nga vrasja e Liridona Ademajt, vëllai del me një reagim publik

Mbrëmjen e 29 nëntorit, Kosova është tronditur nga vrasja e Liridona Ademajt. Ajo u vra me armë zjarri në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Sot, vëllau i të ndjerës, Leonard Ademaj tha se ky vit për ta është vit i kobshëm dhe se vetëm shpresa prej drejtësi i mbanë gjallë, raporton Insajderi.

Ademaj përmes një postimi në Facebook tha se kishin shumë plane bashkë me motrën Liridonën dhe se çdo kujtim të saj do ta ruajnë.

Ka kaluar një muaj që kur se është vrarë Liridona jonë. Kishim shumë plane bashkë… Këto ditë i gjetem në shtëpi ballonat që i pati ble me ia festu djalit ditëlindjen. Do t’i ruajmë ashtu siç e ruajmë çdo kujtim. Viti 2023 do të mbetet për ne vit i kobshëm që na e mori Liridonën dhe vetëm shpresa për drejtësi po na mban gjallë“, ka shkruar Leonard Ademaj.

Tutje, vëllai i të ndjerës i falënderoi të gjitha mediat dhe organet e drejtësisë të cilët po kontribuojnë në zbardhjen e ngjarjes tragjike.

Duam t’i falenderojmë të gjithë mediat, shoqërinë civile, hetuesit, prokurorët që janë duke kontribuar në informim dhe në zbardhjen e këtij krimi. Ka pasur raste kur jemi lënduar rëndë nga diskutimet dhe raportimet që janë bërë rreth rastit, me informacione të pasakta. Ne shpresojmë që rastet e Liridonës dhe grave tjera të vrara të trajtohen me ndjeshmëri dhe kujdes më të madh“, u shpreh ai.

Leonard Ademaj tha se do të vazhdojnë të avokojnë për drejtësi për Liridonën.

Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës u është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj.

Lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt deri tani janë arrestuar katër persona, në mesin e tyre është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Related Posts

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Mother of ballerina Michaela DePrince dies within 24 hours of daughter’s shock death

Ballet dancer Michaela DePrince performed with Beyoncé and was seen as a trailblazer in the art Michaela DePrince, an orphan from Sierra Leone who was adopted by…

Jennifer Lopez’s first husband has savage message for her amid ongoing divorce from Ben Affleck

Actor Ojani Noa was Lopez’s first husband before they divorced after less than a year The man who was married to Jennifer Lopez before Ben Affleck shared…

Man receives $1,400,000 speeding ticket for driving 90mph in a 55mph zone

Connor Cato knew he was speeding, but didn’t expect to be fined over $1 million A Georgia-based man couldn’t believe his eyes when he discovered he had…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *