Juristja e mediave, Flutura Kusari ka njoftuar se është takuar më nënën e Liridona Ademajt, e cila dyshohet se është vrarë me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murseli, një muaj më parë.
Ajo tha se e vetmja gjë që mund t’i thotë nënës së Liridonës, është t’ia mbajë dorën afër dhe me mundu për me i fshehë lotët.
Postimi i plotë i Flutura Kusarit:
U takova përsëri me nanen e Liridona Ademajt e cila dyshohet qe u vra nga burri i saj Naim Murseli.
Çfarë i thotë njeriu një nane që e humbi vajzën e saj? Kurgjo, i afrohesh afër, ia mban dorën dhe mundohesh me i fshehë lotët.
Sa herë që po e takoj, po e njoh më shumë Liridonen dhe personalitetin e saj të mrekullueshëm.
”Ka pasë qejf me japë, sa herë që e ka pa dikon që ka pasë nevojë për ndihmë ka ndihmu, sidomos gra”
”Kur ka pa raste të grave të dhunume ose te vrame, meniherë i dilshin lotët, thojkë sa gjynah po më vjen”
”Kur dikush i ka thënë sa xhemperi i bukur, ia ka falë”
”Ka pasë qejf me thirrë mysafirë, shpija plot na u mushke kur vijke ajo”
”Këtë Vit të Ri, pat planifiku me e pritë me neve [nanen dhe baben e saj]”