Sveçla uron Vitin e Ri: Republika jonë triumfoi mbi krimin dhe terrorizmin

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se po përmbyllet një vit sfidues por i suksesshëm për Kosovën.

Sveçla me anë të një posimi në ‘Facebook’ theksoi se këtë vit u ballafaquan me akte kriminale të Serbisë, teksa siç tha ai, përkundër këtyre sfidave Kosova triumfoi mbi krimin e terrorizmin.

“Të dashur qytetarë, Sot po e përmbyllim një vit sfidues por të suksesshëm të Republikës sonë. Viti 2023 është shënuar me rezultate në përpjekjet tona për garantim të rendit e sigurisë publike, e në shërbim të qytetarëve tanë”, shkroi Sveçla në llogarinë e tij në Facebook.

Ai theksoi se shtrirja e sovranitetit dhe integritetit territorial, luftimi i krimit dhe korrupsionit ishte dhe do të vazhdojë të jetë prioritet i yni i përbashkët.

“Veriu i vendit tonë, që më herët ishte zonë e rehatisë dhe përfitimeve të grupeve kriminale, po i nënshtrohet çdo ditë e më shumë sundimit të rendit dhe ligjit”.

“Këtë vit, u ballafaquam me akte kriminale të njëpasnjëshme të Serbisë ndaj Republikës sonë. Në muajin qershor të këtij viti, Njësitë Speciale të Serbisë hynë thellë në territorin e Republikës sonë dhe kidnapuan tre zyrtarët tanë policor Rifat Zeka, Beqir Sefa dhe Shemë Mustafa. Mosndëshkueshmëria e këtij akti shtyu Serbinë që të organizojë me gjithë kapacitetet e saj sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku”.

“Përkundër këtyre sfidave, Republika jonë triumfoi mbi krimin e terrorizmin. Zyrtarët tanë policorë dëshmuan se sovraniteti dhe integriteti territorial është i pacënueshëm e i paprekshëm, dhe si i tillë mbrohet edhe me jetë. Republika e Kosovës dëshmoi funksionalitet dhe zbatim të kushtetushmërisë e ligjshmërisë në çdo cep të vendit”.

“Si Ministër i Punëve të Brendshme kam ofruar dhe kam dhënë gjithë mbështetjen time që misionin tonë të përbashkët ndaj qytetarëve ta zbatojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Mbështetja ime nuk do të mungojë e do të rritet në vitin që po hyjmë”.

Ai ka falënderuar të gjithë zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, zyrtarët e Agjencive Ekzekutive, të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, zjarrfikësit e shërbyesit e të gjitha institucioneve për punën e palodhshme gjatë vitit 2023.

Ministri i Brendshëm në fund u ka uruar të gjithëve Vitin e Ri 2024.

“Uroj për begati e mirësi, përkushtim dhe gatishmëri për shërbim ndaj qytetarëve e ndaj vendit në vitin që po vjen”, shkroi ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Related Posts

Parents of 10-year-old boy reveal vile nickname bullies allegedly called son before he took his own life

Sammy Teusch died by suicide on May 5, 2024 Warning: This article contains discussion of suicide which some readers may find distressing. The parents of a 10-year-old…

Blake Lively sues co-star for sexual harassment and alleged campaign to ‘destroy her reputation’

Blake Lively and Justin Baldoni co-starred in the movie adaptation of Colleen Hoover’s ‘It Ends With Us’ Blake Lively has filed a lawsuit against It Ends with Us co-star…

Box filled with ‘bones of Jesus’ brother’ found and could be the ‘most significant item from time of Christ’

The item has led to heated debate among historians New evidence has come to light surrounding a bone box believed by some to belong to one of…

Man who released unseen footage of 9/11 23 years later explains what witnessing the attack was like

Kei Sugimoto recently revisited the footage he took, 23 years on from the atrocity Warning: This article contains content some readers may find distressing A man who…

Gen Z’ers response to murder of UnitedHealthcare’s CEO goes viral with people calling it ‘so spot on’

A TikToker is being praised for their ‘spot on’ explanation as to why Gen Z are feeling ‘especially numb’ to Brian Thompson’s death A TikToker has opened…

Baby With Red Birthmark Called ‘Hideous’ And ‘Defective’, But Wait till You See This Beautiful Child Now

Most people have physical features that they feel shame about, in particular while growing up. Eventually, most find self-confidence and learn to embrace their flaws. Some are…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *