Paralajmëron ekspertja amerikane: “Plani B”, Vuçiq mund ta përshkallëzojë situatën në Kosovë e Bosnje

Ivana Stradner, specialiste në fushën e sigurisë dhe informacionit, ka theksuar se propaganda ruso-serbe se Perëndimi po i mbështet protestat në Serbi në kundërshtim të zgjedhjeve të 17 dhjetorit ka rënë.

Kësisoj, analistja amerikane ka pretenduar se Moska e Beogradi mund të kalojnë në implementimin e planit alternativ, ku presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, mund të nxis ndonjë përshkallëzim në Kosovë ose Bosnje e Hercegovinë.

“Propaganda ruse dhe serbe për Maidanin e udhëhequr nga perëndimi po shpërbëhet, serbët nuk ranë pre e kësaj. Tani mund të vihet në jetë plani B – më shumë kërcënime e përshkallëzime në Kosovë e Bosnje. Pse? Që Vuçiq të pozicionohet si shtyllë e stabilitetit duke përshkallëzuar e më pastaj de-përshkallëzuar situatën”, ka shkruar ajo në platformën sociale, X.

Ndryshe studentët serbë, të premten, kanë bllokuar një ndër rrugët më të frekuentuara të Beogradit në shenjë proteste pas parregullsive në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi.

Të rinjtë serb të cilët bllokuan njërën nga rrugët më të ngarkuar të kryeqytetit po kërkojnë që autoritetet serbe të lejojnë hapjen e listave të votuesve.

Një nga organizatorët e protestës, Ivan Bjeliç, duke folur me megafon, të premten tha se automjetet e ambulancës do të lejohen të qarkullojnë gjatë bllokadës.

Ai paralajmëroi një program muzikor, si dhe ngritjen e një kampi me tenda.

Siç u njoftua më herët, bllokada do të zgjasë 24 orë diku në mesditën e ditës së shtunën të 30 dhjetorit, kur në protestë do të bashkohet përfaqësuesit e kampit opozitar “ProGlas”.

Studentët iu bashkuan protestave që kanë vazhduar që nga zgjedhjet e 17 dhjetorit, të thirrura nga koalicioni më i madh opozitar “Serbia kundër dhunës”, duke akuzuar ndër të tjera Partinë Progresive Serbe (SNS) për vjedhje në zgjedhje.

Dyshime për parregullsi në procesin zgjedhor shprehu edhe Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), e cila më 18 dhjetor njoftoi se zgjedhjet u shënuan me parregullsi të mëdha, keqpërdorim të fondeve publike, dominim mediatik nga presidenti Aleksandar Vuçiç, fushatë negative dhe përhapje të frikës.

Related Posts

Kevin Bacon discovered he was related to wife Kyra Sedgwick after taking mind-blowing DNA test

Kevin Bacon has been married to Kyra Sedgwick since 1988 Kevin Bacon and his wife Kyra Sedgwick discovered they were related to one another after undergoing a…

50 Cent defends decision to speak out ‘for last 10 years’ on what happened at Diddy’s parties

50 Cent has been speaking out against Diddy since 2006 50 Cent has opened up about the accusations Sean ‘Diddy’ Combs faces noting it’s ‘really’ just what…

Niceee..

The Pentagon answers ‘truth’ about whether alien life has visited our planet

Major General Pat Ryder gave a firm and ‘truthful’ answer to whether the US Government has encountered aliens It is the question we have all been waiting…

Tesla driver shares their first electricity bill in 12 months and people are left shocked by the fee

Electric cars still remain pretty expensive in 2024 If we have any chance in preventing the damages of global warming, many argue that electric cars are the…

Eerie ghost town abandoned for 40 years was bought for $22,000,000 by mysterious buyer

It is not clear what the buyer intends to do with the ghost town An abandoned ghost town in California was bought for millions, but no one…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *