29 May 2025, Thu 8:35:54 PM

“Nuk është kapiteni juaj por Kryeministri juaj” – Kurti në aeroplanin e parë që udhëtuan pa viza

Qytetarët e Kosovës nga sot (1 janari) mund të udhëtojnë pa viza në Zonën Shengen.

Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla paradite ishin në aeroportin “Adem Jashari”.

Disa udhëtarë të përzgjedhur nga Qeveria për ta bërë udhëtimin e parë pa viza, dëgjuan zërin e Kurtit kur u bënë gati të nisen drejt Austrisë.

“Mirëdita të gjithëve! Ky nuk është kapiteni juaj, por kryeministri juaj. Fillimisht urime vitin e ri. Sot është dita e parë e vitit 2024, por njëkohësisht është edhe dita e parë e udhëtimit pa viza”, iu lajmërua atyre kryeministri.

Ai iu kërkoi atyre që të mos i thejnë rregullat e liberalizimit të vizave, që përcaktojnë qëndrim deri në 90 ditë në zonën Schengen përbrenda 180 ditëve.

“Mos qëndroni më shumë se 90 ditë përbrenda 180 ditëve, sepse, siç e dini, liritë kanë rregulla”, iu tha Kurti atyre.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

What do you like about this page?

0 / 400