20 May 2025, Tue 1:36:47 AM

“Mezi pres të punojmë së bashku”, Osmani uron Belgjikën pasi mori kryesimin e BE-së

Prej sot Belgjika zyrtarisht ka marrë Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Lidhur me këtë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar nëpërmjet platformës X.

Ajo ka thënë se Kosova mezi pret të punojë me partnerët e saj belgë, drejt anëtarësimit të saj në BE.

’I urojmë Belgjikës një Presidencë të suksesshme të Këshillit të BE-së! Mezi presim të punojmë ngushtë me partnerët tanë belgë në muajt e ardhshëm për të çuar përpara anëtarësimin e Kosovës në BE dhe për të përmbushur objektivat tona të përbashkëta @EU2024BE’’, ka shkruar ajo.

Belgjika, vendi në të cilin edhe ndodhet selia e Bashkimit Evropian, dhe i cili ishte i pari që kishte rolin e kryesuesit kur ky sistem u vendos, do të kryesojë për të 13 herë me radhë.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

What do you like about this page?

0 / 400