Hoxha Fadil Musliu, i cili është edhe edhe imam i xhamisë Mati 1 në Prishtinë, kishte thënë se “kur një popull e mbulon harami e pastron veç gjaku”. Këtë deklaratë ai e kishte dhënë shumë vite më parë.
Hoxha dëgjohet ndër të tjera duke i rekomanduar që nëse ndjeken nga shteti për këto vepra, të dalin në shtete të tjera si Irani.
“Një popull kur fëlliqet, kur e mbulon harami, vallahi veç gjaku e pastron, ky është ligj i Zotit. Thotë dikush se çka kanë faj fëmija, s’kanë faj, nuk kanë gra, nuk kanë pleq, vallahi disa kanë faj e kanë hesht diktaturën shirkun, e çka u dashtë me ba “po më rreh po m mbyt shteti”, dil në Jordani në Iran, Saudi, fol ka hoxhallarë të mëdhenj që kanë nejtë në vende tjetra”, shprehet ai në këtë video të realizuar vite më parë.
Kujtojmë se ditën e fundit të vitit 2023 në xhaminë Mati 1 në Prishtinë është mbajtur një aktivitet, ku nxënësit e kësaj xhamie kanë pasur për detyrë të vënë në letër ide me temën “Si t’i bindin prindërit të mos e festojnë Vitin e Ri”.
Ky aktivitet ka ngjallur reagime negative në shoqëri.
Imami i kësaj xhamie, Fadil Musliu kishte thënë për Insajderin se ky aktivitet nuk ka dalur prej kornizave të cilat i parasheh feja.
“Kjo nuk ka dalë asgjë prej atyre kornizave të cilat i parasheh feja ne nuk mund të bëhemi ata që nuk jemi, fëmijët po keqpërdoren në fushata elektorale po përdoren prej grupeve të caktuara e këtu nuk keqpërdoren vetëm mësohen sipas fesë”, ka thënë Musliu.