Firma e biznesmenëve izraelitë vandalizohet me ngjyrë nga Grupi Anarko-Sindikalist i Prishtinës

Mbi tri vite më parë në Ministrinë e Tregtisë ishte regjistruar firma private “Kosovo Israel Development & Investment Corporation L.L.C”, ajo del që tash është në pronësi të dy shtetasve të Izraelit, Yehiel Bar me 55 përqind të aksioneve dhe me 45 përqind të tjera në pronësi të Damian Brikman, raporton Insajderi.

Kjo firmë që operon tash për më shumë se tri vite, javën e kaluar ishte vandalizuar me ngjyrë të kuqe.

Përgjegjësinë për këtë akt e ka marrë një organizatë me emrin Grupi Anarko-Sindikalist i Prishtinës (GASP), e që në faqen e tyre në Facebook del që publikimet e para i kanë diku nga korriku i vitit 2016.

Sipas GASP, ka një arsye se pse ata e bënë këtë akt. “…aksion simbolik në solidaritet me popullin palestinez”, kështu e kanë arsyetuar këtë veprim organizata, që në faqen e tyre nuk kanë identifikuar ndonjë emër se kush e drejton atë, shkruan Insajderi.

“Sot, për deri sa familjet Palestineze përjetojnë vrasjen sistematike nën gërmadha të shtëpive, shkollave e spitaleve, spastrimin etnik (me mbi 20,000 të vrarë dhe mbi 50,000 të lënduar në Gaza deri sot, shumica gra dhe fëmijë), nga makina gjenocidale e ushtrisë Izraelite, organet e shtetit fashist Izraelit vazhdojnë të funksionojnë të papenguara në Kosovë”, thuhet ne postimin e tyre kur e morën përgjegjësinë për vandalizimin me ngjyrë të kuqe te zyrës së biznesit KIDIC.

GASP deklaron tutje se  “si aksion simbolik, në mbrëmjen e 26 Dhjetorit, gjuajtëm me ngjyrë zyrat e “Kosovo Izraeli Development & Investment Corporation” – KIDIC, organizatë sionistë që përfaqëson interesat e biznesit dhe shtetit të Izraelit në Kosovë, e udhëhequn nga sionisti Yehiel Hilik Bar, ish-pjesëtar i parlamentit në Izrael dhe anëtar i Kongresit Botëror Sionist”.

Ata thonë që me këtë akt dëshirojnë me ua bo me dije organizatave, sipas tyre sioniste, që ato dhe ideologjia, sipas tyre fashiste, nuk janë të mirëseardhura në qytetin tonë dhe ftojmë popullin me bojkotu bizneset vendore që janë pjesë e KIDIC dhe Odës Ekonike Izraelito-Kosovare, deri në tërheqjen e anëtarësisë së tyre.

“Po ashtu ftojmë popullin të ngrihen në aksione solidarizuese me popullin palestinez”, bën thirrje GASP, raporton Insajderi.

Në komunikatën e tyre ata kanë komentuar edhe kundër kapitalizmit në përgjithësi.

“Ne kumtojmë që deri sa ekziston Kapitali dhe shtetet janë rojtarë të këtij sistemi, paqe nuk mundet me pese, pos solidarizimit të klasës punëtore anembanë botës, për një shoqëri pa kapitalizëm, pa shtet e pa klasa. Në solidaritet me popullin Palestinez në luftën e tyre për liri dhe me Izraelitët që luftojnë fashizmin e shtetit të Izraelit”, thuhet në njoftimin e tyre ku marrin përgjegjësinë për vandalizmin në zyrën e KIDIC.

Sipas përshkrimit që kanë bërë në faqen e tyre në internet, KIDIC ose në shqip Korporata Kosovare për Zhvillim dhe Investim zhvillon dhe përmirëson lidhjet tregtare ndërmjet Izraelit dhe Kosovës.

 

Related Posts

People divided after passenger was forced to give up first class plane seat for a dog

The dog traveled in style… Much of the internet has been left divided after a passenger was forced to give up their first class seat for a…

Tesla recalls a staggering 700,000 vehicles over concerning fault that ‘increases risk of crashing’

Elon Musk’s electric vehicle company has noticed a potentially deadly flaw in three models Tesla has recalled nearly 700,000 cars after a potentially dangerous fault was discovered….

Justin Baldoni dropped by talent agency after Blake Lively sues for sexual harassment and alleged campaign to ‘destroy her reputation’

Justin Baldoni and Blake Lively starred alongside each other in the 2024 flick It Ends With Us Justin Baldoni has been let go by his talent agency…

People are just realizing the morbid meaning behind iconic barber’s pole

It’s not just there as a colorful decoration to adorn the front of barbershop windows If you’ve ever wondered what the striped pole outside a barbershop symbolizes,…

Jeff Bezos set to marry fiancée Lauren Sánchez in $600,000,000 wedding and the plans are mind-blowing

Amazon founder Jeff Bezos got engaged to journalist Lauren Sánchez in May 2023 Sources have revealed alleged details surrounding Amazon founder Jeff Bezos’ wedding to Lauren Sánchez….

Parents of 10-year-old boy reveal vile nickname bullies allegedly called son before he took his own life

Sammy Teusch died by suicide on May 5, 2024 Warning: This article contains discussion of suicide which some readers may find distressing. The parents of a 10-year-old…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *