“One Albania” fsheh sulmin nga Homeland Justice, hakerat kërcënojnë: Shiten të dhënat e shqiptarëve

Grupi i hakerave iranianë, i ashtuquajturi “Homeland Justice” pas sulmit ndaj kompanisë “One Albania”, ata kanë vijuar kërcënimet në profilin e tyre në Telegram duke pohuar se disponojnë 259 TB të dhëna të shqiptarëve.

“Homeland Justice” deklarojnë se drejtuesit e “One Albania” kanë bashkëpunuar duke paguar mediat në mënyrë që të fshehin dëmin kolosal që kanë shkaktuar hakerat duke cënuar privatësinë e abonentëve të kësaj kompanie telefonike.

Hakerat gjithashtu bëjnë me dije se 259 TB të dhëna nga abonentët e Albanian Mobile Communications (AMC) do të shiten për 1 BTC

Ai që shtyp të varfrin për të shtuar pasurinë e tij dhe ai që u jep dhurata të pasurve, të dy vijnë në varfëri. Fjalët e urta 22:16

Drejtuesit e kompanisë “One” kanë bashkëpunaur ditë-natë me mediat për të fshehur dënim e sulmit kibernetik, por ata janë shumë kokëfortë për të ndihmuar shqiptarët.

259 TB të dhëna nga Albanian Mobile Communications (AMC) do të shiten për 1 BTC”, shkruajnë hakerët në mesazhin e tyre.

  • Të dhënat e shqiptarëve në rrezik të vazhdueshëm nga hakerat

Në një tjetër mesazh para 5 ditwsh, hakerët tregojnë se janë vjedhur edhe të dhënat e kompanisë celulare Eaglemobile.al, sot pjesë e One Albania. Hakerët ngrenë pyetjen se pse klientët u besojnë të dhënat e tyre personale këtyre kompanive kur politikanët e korruptuar që qeverisin në Shqipëri nuk mund të mbajnë të sigurta të dhënat e tyre.

Kompania celulare ONE Albania ka shkaktuar jo pak herë zemërim dhe revoltë tek abonetët e saj për shkak të problematikave të ndryshe që hasin duke nisur nga ofertat dhe rimbushjet, për të cilat nuk gjejnë as zgjidhje të shumtat e rasteve.

Kujtojmë se grupi “Homeland Justice” ka publikuar pak muaj më parë një sërë dokumentash. Mes tyre, kanë qenë lista të zgjedhësve, certifikatat e sigurisë të punonjësve të Ministrisë. Të dhëna të tjera që janë publikuar prej tyre janë patentat, targat, pagat si dhe listën e punonjësve të SHISH. Ata kanë publikuar dhe të dhënat personale të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, ish-kreut të SHISH, Helidon Bendo, nënkryetarit Oljan Kanushi, ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano si dhe e-mailet e këtij të fundit.

Lista me fluturimet e kryeministrit Edi Rama ishte një tjetër publikim që ngjalli debat në vend, me opozitën që ka kërkuar komision hetimor, duke akuzuar Ramën për shpërdorim detyre dhe vjedhje të parave publike. Kërkesa megjithatë u refuzua nga mazhoranca socialiste.

Related Posts

Inside the life of Chaz Bono: Cher had problems with him being gay

Chaz Bono has been through a lot, and being the child of a major music star and actress in Cher hasn’t made things much easier. He’s always…

Diddy’s son speaks out about ‘false narratives’ following his dad’s arrest

The rapper’s adoptive son Quincy Brown has defended his dad on social media Warning: This article contains discussion of sexual assault which some readers may find distressing…

Kevin Bacon discovered he was related to wife Kyra Sedgwick after taking mind-blowing DNA test

Kevin Bacon has been married to Kyra Sedgwick since 1988 Kevin Bacon and his wife Kyra Sedgwick discovered they were related to one another after undergoing a…

50 Cent defends decision to speak out ‘for last 10 years’ on what happened at Diddy’s parties

50 Cent has been speaking out against Diddy since 2006 50 Cent has opened up about the accusations Sean ‘Diddy’ Combs faces noting it’s ‘really’ just what…

Niceee..

The Pentagon answers ‘truth’ about whether alien life has visited our planet

Major General Pat Ryder gave a firm and ‘truthful’ answer to whether the US Government has encountered aliens It is the question we have all been waiting…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *