Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer qindra robër lufte dhe sipas zyrtarëve në Kiev, ky është shkëmbim më i madh i bërë që nga nisja e luftës në 24 shkurt 2022.
230 të burgosur, përfshirë pjesëtarë të forcave të armatosura dhe roje kufitare u liruan nga Rusia, njoftuan zyrtarët ukrainas.
Dhe në këmbim, Ukraina liroi 248 rusë. Marrëveshja për shkëmbimin e pengjeve u ndërmjetësua nga nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Njerëzit tanë janë në shtëpi. Sot, ne sollëm mbi 200 luftëtarë dhe civilë nga robëria ruse”, shkroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në rrjetet sociale.
Ndërsa, Ministria ruse e Mbrojtjes, nëpërmjet një deklarate, i cilësoi negociatat si të vështira.
Të dy vendet kanë shkëmbyer të burgosur në disa raste që nga fillimi i luftës në shkallë të gjerë të Rusisë në shkurt 2022, po një muaj më parë Zelensky u shpreh se ky proces “po ngadalësohet nga Rusia.
Të dyja palët falënderuan Emiratet e Bashkuara Arabe për ndërmjetësimin e marrëveshjes.
Më herët, disa të burgosur lufte ukrainas të liruar nga Rusia kanë deklaruar se i janë nënshtruar torturave, duke përfshirë rrahje dhe goditje elektrike nga forcat ruse.