Ermal Mamaqi, ndihmës në “shpërlarjen” e milionave, kur do hetojë SPAK pasurinë marramendëse të tij

Byroja Kombëtare e Hetimit ka zbuluar se Ermal Mamaqi ka lëshuar 132 fatura fiktive për subjekte të tjera; e gjersa është përfshirë në krimin e pastrimit të parave, SPAK do ti duhet të hetojë pasuritë, duke filluar nga jeta luksoze, burimi i blerjes së vilës 700 milionë lekë te “Rolling Hills” në Sauk e deri te kompleksi hoteleri “Relux” me 7 kate, 100% në pronësi të tij në “Dajt”.

Më 8 prill 2019, “Pamfleti” publikoi shkrimin me titull: “Pikëpyetje mbi jetën luksoze të Ermal Mamaqit…”, me të cilin i bëri apel drejtësisë të hetonte burimet financiare të tij, të bashkëshortes Amarda Toska.

Sepse të dy, pa asnjë pasuri e pa asnjë biznes, befas në muajin tetor 2016 e më pas, blenë vilë luksoze 700 milionë lekë te kompleksi rezidencial “Rolling Hills” në Sauk dhe 2 apartamente e 1 vilë para saj.

Më 14 tetor 2016, Ermal Mamaqi bleu objekt 215 m2 në qendër të Tiranës për të ushtruar biznesin e qendrës estetike “Venere By Ami Sh.p.k”; ndërsa më 20 tetor 2016, bleu objekt 145 m2 për firmën “Adfinitas” me aktivitet ndërmjetësim martesash, reklama, aktivitete kulturore etj.

Më 4 tetor 2021, ka blerë objekt për restorantin “ME’ NAM”, ndërsa më 27 janar 2023 inauguroi  kompleksin hoteleri “Relux” me 7 kate te zona e komunës “Dajt”, që është 100% në pronësi të tij.

Në këto biznese të Ermal Mamaqit, bënë përshtypje, fakti që ai nuk ka as Ekstrat të dhënash në Qendrën Kombëtare të Biznesit e as bilance vjetore në tatime; ndërkohë që prej vitesh ushtron aktivitete, shton pasuritë e vazhdon e bën jetë luksi.

Fillimisht, është përfolur se Ermal Mamaqi maskonte pasuritë dhe pastronte milionat e pista, të miqve të hershëm të bashkëshortes Amarda Toska; ndërsa më pas, u tha se të dy ishin maska e pasurive të një oligarku.

Por në fund të muajit dhjetor 2023, SPAK zbuloi se Ermal Mamaqi, ka shërbyer si lavatriçe e milionave të ish-ministrit Ilir Beqja, duke i lëshuar futura tatimore false nëpërmjet restorantit “ME’ NAM”, për restorantin “Gzona” dhe banketet zyrtare që bënte Drejtoria e Shtetërore e Donacioneve të Huaja me drejtor Ilir Beqjen.

Në hetimet e SPAK, është vërtetuar që Ermal Mamaqi ka lëshuar disa fatura tatimore me vlerë 3.2 milionë lekë, për shërbime restoranti e shit-blerje që nuk janë kryer nga restoranti “Gzona”, të cilin Ilir Beqja e ka maskuar pas vartësit të tij zyrtar Ermal Kurtulaj.

Për këtë aferë pastrimi parash, mashtrimi fiskal e tatimor dhe fshehje të ardhurash, Ilir Beqja është marrë i pandehur; i janë sekuestruar telefonat, kompjuterët e dokumentet që i janë gjetur në banesë dhe siç thuhet, së shpejti do përfundojë në pranga.

Por SPAK, ka detyrim ligjor t’i bëjë “Xing” me procedim penal e prangosje dhe Ermal Mamaqit, si pastrues i milionave të Ilir Beqjes me fatura fiktive, madje edhe për vjedhje të shtetit me fatura tatimore false në vlerë miliona lekë.

Sepse sipas informacioneve të siguruara nga “Pamfleti”, rezulton se agjentët e BKH, kanë zbuluar që Ermal Mamaqi, në emër të katër firmave të tij “Venere By Ami Sh.p.k”, “Adfinitas Sh.p.k”, të restorantit “ME’NAM Sh.p.k” e hotelit “Relux”, ka lëshuar edhe 132 fatura fiktive për subjekte të tjera, mes tyre institucione shtetërore.

Gjersa, Ermal Mamaqi është përfshirë në krimin e pastrimit të parave, SPAK duhet t’i hetojë dhe pasuritë që ka, duke filluar nga jeta luksoze, burimi financiar i blerjes së vilës 700 milionë lekë te kompleksi rezidencial “Rolling Hills” në Sauk e deri te kompleksi “Relux” me 7 kate 100% në pronësi të tij, në “Dajt”.

Related Posts

New images of astronauts stuck in space show disturbing details

Two astronauts are living an epic sci-fi nightmare since their eight-day space odyssey turned into a months-long stay at the International Space Station. Now, after seeing images that…

Parents of 10-year-old boy who died by suicide after ‘intense bullying’ sue school district

Sammy Teusch died in May this year The parents of a ten-year-old boy who died by suicide after ‘intense bullying’ are suing the school district. Samuel Teusch…

Scientists share exactly where ‘Jesus was born’ as they claim it’s unlikely it was in Bethlehem

There’s a problem with the Bethlehem theory Scientists and archaeologists have revealed where Jesus was born – and they say it’s unlikely it was Bethlehem. With Christmas eve and…

People divided after passenger was forced to give up first class plane seat for a dog

The dog traveled in style… Much of the internet has been left divided after a passenger was forced to give up their first class seat for a…

Tesla recalls a staggering 700,000 vehicles over concerning fault that ‘increases risk of crashing’

Elon Musk’s electric vehicle company has noticed a potentially deadly flaw in three models Tesla has recalled nearly 700,000 cars after a potentially dangerous fault was discovered….

Justin Baldoni dropped by talent agency after Blake Lively sues for sexual harassment and alleged campaign to ‘destroy her reputation’

Justin Baldoni and Blake Lively starred alongside each other in the 2024 flick It Ends With Us Justin Baldoni has been let go by his talent agency…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *