Demhasaj: Tri qeveri kanë dhënë më shumë kontribut sesa qeveria Kurti2 në liberalizimin e vizave

Analisti politik Arton Demhasaj, tha se qeveria Thaçi, qeveria Mustafa dhe qeveria Haradinaj kanë dhënë kontribut në procesin e liberalizimit të vizave, derisa shtoi se ndoshta më së paku kontribut ka dhënë qeveria Kurti2 në këtë proces.

Demhasaj këto komente i bëri në Tëvë1, duke thënë se është krijuar një fjalor politik që të gjitha kontributet e qeverisjeve të mëhershme të hedhen poshtë dhe të thuhet se të gjitha meritat për procese të caktuara i ka qeveria aktuale, pavarësisht kush udhëheq me të.

“Është fjalor politik që është instalu dhe jo që e bënë vetëm Vetëvendosja që është tash në pushtet, por që e kanë bërë edhe ato tjerat që kanë qenë dikur. Gjithmonë është bërë kjo që kontributi i qeverive tjera me u hedhë poshtë dhe me i marrë meritat partia që është në pushtet. Pra nëse merremi tash me liberalizimin vizave, udhërrëfyesi është nënshkruar, është arrit, është dakorduar në kohën kur ka qenë qeveria Thaçi, pastaj është vazhduar me plotësimin e kritereve në kohën e qeverisë Mustafa dhe është përmbyllë si sukses në njëfarë forme kur Komisioni Evropian e ka përcaktu që Kosova i ka realizuar të gjitha kushtet e mandej është shndërruar në proces politik në kohën e qeverisë Haradinaj. Pra tri qeveri kanë dhënë kontribut ndoshta mund të them shumë në procesin e liberalizimit të vizave se sa që ka dhënë qeveria Kurti2 tash”, tha Demhasaj.

Sipas tij, kjo qeveri nuk ka bërë asgjë, ngase nuk ka pas kushte të paplotësuara.

“Sepse kjo qeveri nuk ka bërë asgjë sepse nuk ka pas kushte të paplotësuara. Thjesht ka qenë proces, politikat çka i ka bërë kjo qeveri që tjerat se kanë pas mundësinë me bë, është çështja e dialogut. Pra ku kemi arrit një Marrëveshje të Brukselit, Aneksin e Ohrti, kur kanë filluar me u dukë që po fillon me u zbatu kjo marrëveshje, atëherë BE e ka parë që është pak më serioze kjo çështje dhe e ka marrë vendimin për liberalizimin e vizave. Por nuk mund të thotë qeveria Kurti tash se ne jemi më meritorët sepse e sollëm liberalizimin e vizave veç pse ndodhi në kohën kur këta janë duke qeverisë, duke e anashkalua komplet kontributin që e kanë dhënë qoftë qeveria Thaçi, apo qeveria Mustafa apo qeveria Haradinaj në plotësimin e kritereve që kanë qenë të përcaktuara nga ana e BE-së. Prandaj mendoj që është gabim me u munduar me personalizuar krejt”, tha Demhasaj.

Related Posts

Vince Gill sings for Jesus after being told not to

Vince Gill is a country singer with an impressive resume; boasting the most Grammy Awards ever won by a male country music singer and more than 20…

Squid Game season 2 has officially been released and fans are already freaking out

The highly anticipated second season dropped on Netflix today (December 26) The verdict is already in for the new season of Squid Game. The first season of the…

New images of astronauts stuck in space show disturbing details

Two astronauts are living an epic sci-fi nightmare since their eight-day space odyssey turned into a months-long stay at the International Space Station. Now, after seeing images that…

Parents of 10-year-old boy who died by suicide after ‘intense bullying’ sue school district

Sammy Teusch died in May this year The parents of a ten-year-old boy who died by suicide after ‘intense bullying’ are suing the school district. Samuel Teusch…

Scientists share exactly where ‘Jesus was born’ as they claim it’s unlikely it was in Bethlehem

There’s a problem with the Bethlehem theory Scientists and archaeologists have revealed where Jesus was born – and they say it’s unlikely it was Bethlehem. With Christmas eve and…

People divided after passenger was forced to give up first class plane seat for a dog

The dog traveled in style… Much of the internet has been left divided after a passenger was forced to give up their first class seat for a…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *