Kërcënimi i ri i ministrit izraelit për Libanin: Çdo gjë që bëmë në Gaza, mund ta bëjmë “copy-paste” në Bejrut

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant ka folur sërish për përshkallëzimin e mundshëm të konfliktit në kufirin me Libanin, dhe tha se ushtria izraelite nuk ka frikë nga konflikti, shkruan Times of Israel.

Në një intervistë për Wall Street Journal, Gallant tha se gjithçka që Izraeli aplikoi në Gaza mund të zbatohet edhe në Liban, transmeton Telegrafi.

“Ndërsa prioriteti ynë nuk është të shkojmë në luftë me Hezbollahun, 80,000 njerëz duhet të jenë në gjendje të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre. Nëse gjithçka tjetër dështon, ne jemi të përgatitur të bëjmë sakrificën”, tha Gallant.

Ai tha se të gjithë në Liban janë të vetëdijshëm për aftësitë e Izraelit.

“Ata shohin se çfarë po ndodh në Gaza. Ata e dinë që ne mund të bëjmë copy-paste në Bejrut”, tha ministri izraelit i Mbrojtjes.

Në ditët e fundit, konflikti mes Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite është intensifikuar dhe dhjetëra raketa janë lëshuar nga të dyja palët. Tensionet u përshkallëzuan veçanërisht pas vrasjes së një prej liderëve të Hamasit në Bejrut.

“Nëse armiku po mendon për luftë kundër Libanit, ne do të luftojmë pa hezitim, pa rregulla, pa ndalesë dhe pa kufij”, tha lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah disa ditë më parë.

Related Posts

Vince Gill sings for Jesus after being told not to

Vince Gill is a country singer with an impressive resume; boasting the most Grammy Awards ever won by a male country music singer and more than 20…

Squid Game season 2 has officially been released and fans are already freaking out

The highly anticipated second season dropped on Netflix today (December 26) The verdict is already in for the new season of Squid Game. The first season of the…

New images of astronauts stuck in space show disturbing details

Two astronauts are living an epic sci-fi nightmare since their eight-day space odyssey turned into a months-long stay at the International Space Station. Now, after seeing images that…

Parents of 10-year-old boy who died by suicide after ‘intense bullying’ sue school district

Sammy Teusch died in May this year The parents of a ten-year-old boy who died by suicide after ‘intense bullying’ are suing the school district. Samuel Teusch…

Scientists share exactly where ‘Jesus was born’ as they claim it’s unlikely it was in Bethlehem

There’s a problem with the Bethlehem theory Scientists and archaeologists have revealed where Jesus was born – and they say it’s unlikely it was Bethlehem. With Christmas eve and…

People divided after passenger was forced to give up first class plane seat for a dog

The dog traveled in style… Much of the internet has been left divided after a passenger was forced to give up their first class seat for a…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *