12 Dec 2025, Fri

Orizi, vaji, konservat mbesin në ‘letër’, MINT anulon tenderin për rezervat shtetërore

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka anuluar tenderin për rezervat shtetërore.

Sipas arsyetimit, ofertuesit e kishin tejkaluar buxhetin e planifikuar të kësaj ministrie.

Kështu thuhet në dokumentin e publikuar nga ana e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Oferta ishte përgatitur për 80 mijë kilogram oriz, 65 mijë litra vaj ushqimor, 80 mijë copë nga 200 gram konzerva (risk gjedhi) dhe 15 mijë bidona ujë dhjetë litërshe.

Vlera e tenderit kap shumën e 227 mijë e 500 eurove.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *