5 Feb 2026, Thu

BE: Po punohet që Serbisë t’i kushtëzohet anëtarësimi me zbatim të marrëveshjeve me Kosovën

Komisioni Evropian po punon në ndryshimin e kornizës së bisedimeve me Serbinë për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian, në mënyrë që në mesin e kushteve të vendoset edhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura me Kosovën.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar të martën se puna në këtë aspekt po vijon “në përputhje me kërkesën e vendeve anëtare.

“Puna në këtë drejtim po vazhdon në përputhje me kërkesën e vendeve anëtare”, është shprehur ai para mediave.

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë kërkuar që të ketë ndryshim të kushteve për negociatat me Serbinë për anëtarësim në BE, pasi kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se Serbia s’do t’i zbatojë të gjithë marrëveshjet me Kosovën.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *