Mbi 1700 ankesa në KESCO për faturat e larta të energjisë

Gjatë muajit dhjetor të vitit që lam pas, pati ankesa të shumta nga qytetarët të cilët pretenduan se faturat u kanë ardhur shumë më të larta, edhe pse kanë shpenzuar njëjtë energji sikurse muajin parprak.

Mbi 1 mijë e 700 ankesa i kanë shkuar deri tash KESCO’s, lidhur me faturat e larta të energjisë elektrike për muajin dhjetor. Përveç te KESCO, ankesa kanë shkuar edhe në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë.

Zëdhënësja e KESCO’s, Margarita Rashiti ka thënë  se 0.25 përqind e konsumatorëve kanë paraqitur ankesë deri lidhur me faturën e fundit të energjisë elektrike, që i bie 1750 konsumatorë.

Sipas saj, pas sqarimeve që u janë ofruar, një pjesë e këtyre konsumatorëve nuk kanë vazhduar me ankesa me shkrim.

Nga 700 mijë konsumatorë sa ka KESCO, vetëm 0.25% prej tyre kanë paraqitur ankesë lidhur me faturat e pranuara në muajin dhjetor. Një pjesë e tyre janë trajtuar nga zyrtarët përkatës të Departamentit për Shërbime me Konsumatorë, të cilët u kanë sqaruar shpenzimet e konsumit krahasuar me periudhat e ngjashme të viteve të kaluara, si dhe ndryshimet në tarifa. Si rezultat, një pjesë e këtyre konsumatorëve nuk e kanë parë të nevojshme të paraqesin tutje ankesë me shkrim”, ka deklaruar Rashiti.

Për këto ankesa, Rashiti thotë se disa kanë përfunduar se trajtuari e të tjerat do të trajtohen ditëve në vazhdim.

Ndërkaq, nga ata që kanë proceduar me ankesë me shkrim, shumica e tyre kanë përfunduar kurse pjesa tjetër do të trajtohet gjatë ditëve në vijim konform afateve të përcaktuara në rregullën për Kërkesa dhe Ankesa në Sektorin e Energjisë”, thuhet në përgjigjen e Rashitit për Express.

Përveç ankesave në KESCO, disa qytetarë i janë drejtuar edhe Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Nga ky institucion kanë thënë se për faturat e muajit dhjetor, kanë pranuazr 57 ankesa.

Në përputhje me Procedurën për zgjidhjen e ankesave në sektorin e Energjisë, të gjithë konsumatorët të cilët kanë ankesa në lidhje me shërbimet e ofruara nga furnizuesi apo operatorët e sistemit fillimisht duhet t’i paraqesin këto ankesa te furnizuesi përpara se të kërkojnë shqyrtim nga Rregullatori. Për sa i përket ankesave per faturat e fundit, ju informojmë se deri me sot janë pranuar 57 ankesa te konsumatorëve, te cilat janë referuar tek Furnizuesi. Çdo furnizues apo operator i sistemit është i detyruar t’u përgjigjet të gjitha ankesave të konsumatorëve, në mënyrë efikase dhe të drejtë”, thuhet në përgjigje.

Nga ZRRE deklarojnë se pasi konsumatorët të pranojnë përgjigjen nga KESCO, mund të vazhdojnë me ankesë në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Rregullatorit

Pas pranimit të përgjigjes nga Furnizuesi, Konsumatorët mund të parashtrojnë ankesë në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Rregullatorit. ZRRE-ja do të shqyrtoj çdo ankesë të pranuar në përputhje me dispozitat që parashihen në Procedurën për zgjidhjen e ankesave në sektorin e energjisë”, kanë deklaruar nga ZRRE.

Related Posts

I Found a Forgotten Wedding Gift in the Closet – Inside Was My Husband’s Secret

When a forgotten wedding gift hidden in their closet revealed a heartfelt letter, it unraveled a secret Sam had kept buried for years. What began as a…

Business-Class Teen Passenger Threw Chips at Me While His Dad Laughed – They Had No Idea They’d Regret It an Hour Later

When Samantha, a modest woman, boards a business-class flight, she becomes the target of a bratty teen’s antics and his father’s mockery. Little did they know, their…

How Some Homes May Have Miraculously Survived the LA Fires While Others Burned Down — Photos

While raging wildfires left entire neighborhoods in ruins across Los Angeles, a handful of homes remarkably survived the devastation. These properties stood as rare beacons of hope…

We gave a homeless man a place to stay for the winter

Whenever I left my office, I would notice the homeless man sitting at the corner of the street. He was always carrying a kit and was occasionally…

On My 35th Birthday, My Husband Gifted Me a Car — Then I Found Out It Was His Way of Atoning for a Mistake

On my 35th birthday, my husband handed me the keys to a brand-new car. It should have been a dream come true, but instead, it became the…

Grandfather Leaves His Farm to Three Grandchildren, but with One Strict Condition — Story of the Day

Three siblings reunite for the first time in years at their grandfather’s funeral, only to discover he left them the family farm—with one crucial condition. As they…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *