Pak minuta më vonë, 41-vjeçarja humbi jetën pasi 39-vjeçari e theri dhe më pas e çoi me bashkëpunëtorin e tij, në një zonë të pyllëzuar në Halkidiki. 41-vjeçarja kishte një vajzë 13-vjeçare dhe ishte në muajin e tretë të shtatzënisë.
Dyshimet për partnerin nisën pas pamjeve nga kamerat e zonës, ku ai ishte pikasur me shokun e tij duke dalë nga shtëpia me një bagazh.
Autorët, pasi janë kthyer në vendin e krimit, kanë tentuar të asgjësojnë gjurmët, duke pastruar banesën nga provat, të cilat i kanë hedhur në vende të ndryshme në zonën e gjerë të Kalamarisë.
Bëhet fjalë për rroba, sende personale të 41-vjeçares, si dhe dyshekun e krevatit mbi të cilin u vra Gjeorgjia. Madje, për të mashtruar autoritetet policore, pas krimit kanë vendosur një dyshek tjetër në shtrat.
Vërehet se gjurmët e gjakut të viktimës janë gjetur në dyshekun që u gjet i hedhur në zonën e Kalamarisë.