BIA mohon se Sanduloviq është torturuar: Duke thënë gënjeshtra po duan të destabilizojnë Serbinë

Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit e Serbisë (BIA) mohoi akuzat se lideri i subjektit opozitar, Partia Republikane, Nikola Sanduloviq, ishte subjekt i torturës, duke pretenduar se nuk ka pasur shkelje të të drejtave dhe lirive dhe as ushtrim të forcës së paligjshme fizike ndaj Sanduloviqit.

Më herët, Zyra e Prokurorit në Nish konfirmoi se Sanduloviq ndodhet në paraburgim që nga java e kaluar, nën dyshimet “se ka kryer vepër penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare”.

Në deklaratën e lëshuar nga BIA më 10 janar u tha se ata ndërmorën aktivitete “me qëllim të sqarimit të aktiviteteve të kaluara të paligjshme të Sanduloviqit, të cilat prokurori kompetent i cilësoi si vepër penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare”.

Image

“Duke thënë gënjeshtra për sjelljet e supozuara të paligjshme të anëtarëve të BIA-s, Sanduloviq dhe promovuesit e tjerë e të ashtuquajturës Kosovë, duan të përhapin dezinformata dhe të shqetësojnë opinionin vendës dhe të huaj, të dëmtojnë reputacionin e BIA-s dhe të destabilizojnë situatën e sigurisë së Republikës së Serbisë”, u tha në deklaratë.

Më 2 janar, Sanduloviq publikoi një video në X – që më herët njihej si Twitter – ku ai shfaqej në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz duke vendosur kurorë me lule në monumentin që përkujton ngjarjet e 5, 6 dhe 7 marsit 1998, kur forcat serbe vranë mbi 50 anëtarë të familjes së Adem Jasharit, një nga themeluesit e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Një ditë pas publikimit të videos në rrjetin X, avokati Çedomir Stojkoviq bëri të ditur se Sanduloviqi është arrestuar më 3 janar dhe se familja e tij nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Institucionet e Bashkimit Evropian konfirmuan më 9 janar se po monitorojnë situatën dhe informacionet lidhur me arrestimin e Sanduloviqit.

Sanduloviq është president i Partisë Republikane që u themelua më 2015, por që nuk e ka kaluar pragun zgjedhor për t’u futur në Parlamentin serb.

Ai ka një biografi kundërthënëse, ku përfshihet edhe plagosja e tij nga shpërthimi i një makine 13 vjet më parë, dhe arrestimi i tij për “përhapje paniku” më 2020 gjatë pandemisë së koronavirusit.

Related Posts

This Drink Will Destroy Your Bones From The Inside But Everyone Drinks It Anyway

Soda: The Hidden Dangers Everyone IgnoresSoda is more than a sugary indulgence—it’s a serious health risk. Americans consume an average of 12 ounces daily, leading to alarming…

Sofia Vergara Grants Joe Manganiello Custody

Following the recent announcement of their divorce, Sofia Vergara and Joe Manganiello are now facing a custody dispute over their cherished dog. The couple, who had been…

Why you shouldn’t leave a charger in an outlet when not in use

If you’re anything like me, you’ll have a whole host of bad habits you want to get rid of one day. They might not even be all…

Store worker was discovered trapped behind shelves almost 10 years after going missing

Larry Ely Murillo-Moncada was reported missing on November 28, 2009, by his parents A store worker’s body was found trapped behind a stack of shelves ten years…

Dad sparks online debate after cradling daughter’s head for 45 minutes so she could sleep during a flight

It’s not uncommon these days to find people arguing over one thing or another on the internet. One could say that it was inevitable, since effectively pooling…

University of Wyoming Community Stunned After 3 Students Are Tragically Killed

In a devastating incident near the Wyoming-Colorado border, three young lives from the University of Wyoming’s swimming and diving team were tragically cut short in a car…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *