Të arrestuar për përfshirje në mashtrim – Gjykata liron Feim Pulaj dhe 12 zyrtarët e ATK-së

Biznesmeni, Feim Pulaj dhe 12 zyrtarët e ATK-së të arrestuar nën dyshimin për mashtrim janë liruar sot me vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, si rrjedhojë është refuzuar kërkesa e Prokurorisë për paraburgim.

Siç mëson Insajderi, të njëjtëve i është vendosur masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar.

Kjo masë pritet të zgjasë deri me datën 9 shkurt.

Për çka i dyshoheshin nga prokuroria Pulaj dhe 12 zyrtarët e ATK-së?

Prokuroria Themelore e Prishtinës kishte parashtruar kërkesën për paraburgim nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Mashtrimi në detyrë”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangia nga tatimi”.

Dëmi vlerësohej të jetë diku 2.8 milionë euro ndaj buxhetit të shtetit.

12 zyrtarët e arrestuar të Administratës Tatimore dyshoheshin se kishin pranuar 23 fatura fiktive nga Feim Pulaj, i cili kishte aplikuar në ATK për rimbursim.

“Zyrtarët tatimorë të dyshuarit F.P., pronar i tri bizneseve në Prizren, ia kanë njohur si të rregullta 23 fatura fiktive me vlerë prej 18 milionë eurove, kinse për ndërtimin e një hoteli i cili veç ka qenë i ndërtuar më parë, e të cilat fatura i kishte pranuar nga të pandehurit të B.B. dhe B.B. ( të cilë janë në kërkim) pronarë të një biznesi në Podujevë, e që dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale – dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin, dhe – shmangie nga tatimi, dhe si rezultat i këtyre veprimeve, zyrtarët e ATK-së i kanë njohur të drejtën e rimbursimit të TVSH-së së zbritshme në shumën 2.8 milionë euro për çka ekziston edhe një urdhër i Përmbaruesit Privat për rimbursim të detyruar nga buxheti i Kosovës, por se kjo procedurë është pezulluar në momentet e fundit për shkak të inicimit të rastit penal ndaj të pandehurve të lartcekur”, thuhej në njoftim.

Related Posts

Dad tattoos daughter’s last drawing on himself after she dies of cancer

A grieving father has touched hearts worldwide by paying a deeply personal tribute to his late daughter. In a powerful act of remembrance, he chose to have…

Scientists discover mysterious asteroid-comet hybrid is ‘like nothing seen before’ in our solar system

Scientists have made progress on a discovery they first made in 1977 Scientists have made the remarkable discovery that a mysterious asteroid-comet hybrid is ‘like nothing seen…

Steven Tyler, 75, inundated with prayers as he shares painful health update

Steven Tyler left fans absolutely heartbroken when it was announced that due to a painful health update, he was forced to sit out the next few dates of Aerosmith’s…

Paris Hilton lashes out at mean online comments about son’s head: “He just has a large brain”

While fame and notoriety can be a lot of fun – think endless streams of money, flashy red carpet events, mingling with society’s elite – living in…

Boy, 5, survives savage attack by two dogs only to be called a ‘monster’ in public

At just five years old little Ryder Wells has been through more horror that most would experience in a lifetime. Against all the odds the youngster from…

Manager refused to let table leave without tipping their waitress and people are divided

People couldn’t decide who was in the right A manager was filmed refusing to let an entire table leave unless they tipped their server and it’s got…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *