Ermal Mamaqi: Nuk pastroj para, i kam fituar me art

Këngëtari e aktori Ermal Mamaqi, i cili është kthyer edhe në biznesmen në fushën ë gastronomisë më në fund është “bërë i gjallë” dhe ka reaguar, pasi emri i tij doli në dosjen e SPAK si personi që pastronte paratë e ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Restoranti “Me Nam” i Mamaqit është pjesë e listës së faturave fiktive dhe ai ka reaguar në Instagram, ku sikundër pritej, ka mohuar gjithçka.

Mamaqi inatin e ka me mediat që e nxorën zbuluar, ku i kërcënon me pasoja nëse nuk përgënjeshtrojnë lajmet. Po ashtu ai shprehet se të tilla shkrime i kanë shkaktuar dëm të madh psikologjik.

Nisur nga një lajm i rremë që po qarkullon së fundmi dua të bëj një sqarim për fansat dhe dashamirësit e mi, gjithashtu kam një kërkesë të drejtëpërdrejtë për të gjithë ata që në mënyrë të qëllimshme ose prej mungesës së profesionalizmit, kanë kontribuar në shumëfishimin e kësaj të pavërtete. Nuk jam i përfshirë në asnjë skemë pastrimi parash dhe nuk kam bërë asnjë shkelje ligjore, ndryshe nga çfarë po përflitet.
Ky informacion i rremë, i shpërndarë nga disa media dhe gazetarë të cilët kanë shkelur me të dyja këmbët etikën dhe parimet e profesionit të tyre, ka shkaktuar dëme psikologjike, morale dhe ekonomike.

Për rrjedhojë, ju bëj thirrje që të përgënjeshtroni dhe fshini të gjithë lajmet në adresën time lidhur me këtë çështje, pasi në të kundërt, ndaj çdo subjekti të përfshirë do të ketë një ndjekje ligjore ku secili do përballet me pasojat që parashikon ligji”, shkruan Mamaqi.

Paratë e mëdha për të ndërtuar restorantin, aktori thotë se i ka bërë me sakrifica dhe artin e tij.

Kush ka të vërtetën me vete nuk i trembet asgjëje. Dhe e vërteta ime është puna që bëj, sakrificat e mia, arti im.
Në fund, dua ta mbyll me një lajm të mirë për të gjithë ata që më kanë mbështetur këto ditë dhe që kanë qëndruar pranë meje. Shumë shpejt lançoj dy projekte të reja filmike, do të shihemi në trajnimet për vetëzhvillimin dhe në shumë projekte të reja të cilat do t’i zbuloj në muajt në vijim.
Këto janë punët e vetme që di të bëj dhe falë tyre gëzoj çdo gjë që kam
”, vazhdon aktori milioner.

SPAK ka faktuar se Mamaqi është një nga personat që pastron paratë e Beqajt, e tashmë pritet të shihet nëse hetimet do të shtrihen më tej sesa Beqaj, përfshirë këtu edhe aktorin, apo jo.

Related Posts

Only people with ‘sniper vision’ can find the car in this photo and it’s much harder than you think

People admitted they struggled even after getting hints A game people have long played online has left some people scratching their heads as they really can’t find…

Young girl performs ‘forbidden’ Dolly Parton song on ‘The Voice,’ leaves judges speechless

Four decades after Dolly Parton denied Elvis Presley the rights to “I Will Always Love You,” a 13-year-old Austrian girl took the ballad and made it all hers. The “forbidden” song…

niceeee

Inside the life of Chaz Bono: Cher had problems with him being gay

Chaz Bono has been through a lot, and being the child of a major music star and actress in Cher hasn’t made things much easier. He’s always…

Diddy’s son speaks out about ‘false narratives’ following his dad’s arrest

The rapper’s adoptive son Quincy Brown has defended his dad on social media Warning: This article contains discussion of sexual assault which some readers may find distressing…

Kevin Bacon discovered he was related to wife Kyra Sedgwick after taking mind-blowing DNA test

Kevin Bacon has been married to Kyra Sedgwick since 1988 Kevin Bacon and his wife Kyra Sedgwick discovered they were related to one another after undergoing a…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *