18 Dec 2025, Thu

Plagosja mbrëmë në Prishtinë – Këta janë të dyshuarit që gjuajtën me armë zjarri/FOTO

Mbrëmë rreth orës 20:15 janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në rrugën “Bajram Bahtiri” në kryeqytet. Për pasojë një person ka mbetur i plagosur. Insajderi ju sjell detajet e rastit.

Persona që gjuajtën me armë zjarri siç mëson Insajderi janë Trim Krasniqi, Zan Zeka dhe Lirigzon Sejdiu.

Insajderi ka mësuar se njëri nga të arrestuarit e që është liruar në procedurë të rregulltë është Lirigzon Sejdiu. Ndërkohë Trim Krasniqi e Zan Zeka ndodhen në arrati.

Trim Krasniqi

Zan Zeka

Nuk dihet ende se kush është personi i dytë i arrestuar.

Për rastin, Gazeta Insajderi ka raportuar mbrëmë ekskluzivisht.

Nga burime të sigurta është bërë me dije se personi që ka mbetur i plagosur është Veton Gashi i njohur me nofkën “Canki”.

Policia, sot përmes raportit 24 orësh ka bërë me dije konflikti ka nisur mes katër personave, teksa u konfirmua se i plagosuri është duke u trajtuar në QKUK.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *