Nga dhimbja e fytit përfundoi gabimisht me barna për kancer – Kjo është barnatorja që bëri gabimin gati “fatal”

Ditë më parë, klientës A.S në barnatoren “Althea Pharm” në Gjilan i është dhënë gabimisht një barnë. E njëjta kishte shkuar në barnatore me raport mjekësor për të marrur ilaçe për fyt, por përfundoi me tableta për kancer të gjirit.

Në vend se ti jepej ‘Talvosilene forte’ që përdoret për dhimbje fyti, i është dhënë tableta ‘Tamoxifen 20 mg’ që është për kancer të gjirit.

Djali i pacientës, A.S, Rigon Syla ka thënë për Insajderin se tabletat që i janë dhënë nënës së tij përdoren një herë në ditë nga personat e sëmur me kancer të gjirit e nëna tij e ka marrë këtë tabletë tri herë në ditë sepse ashtu e ka udhëzuar farmacisti.

“Nana ka shku te doktori me u kontrullu për dhimbje të fytit, ia ka shkru mjeku raportin mjekësor ka shku në barnatore ia ka tregu raportin mjekësor farmacistit aty ka shkru Talvosilene forte me i pi tri herë në ditë edhe farmacisiti i ka dhënë gabimisht Tamoxifen edhe ia ka shkru tri her në ditë. Tamoxifin është barnë kundër kancerit të gjirit që përdoret për me ulë estrogjenin hormonin femëror edhe për ata që kanë kancer të gjirit duhet më u pi një herë në ditë e nana jem e ka pi tri her në ditë si të kollit dmth gabimi i parë, gabimi i dytë në fletë i ka shkru kapsull e ky i ka dhënë tablet”, tha Rigon Syla.

Syla ka thënë për Insajderin se e ëma e tij ka pësuar efekte anësore shkaku i këtij gabimi.

“Ka pas efekte anësore, mas tre ditë e gjysmë që e ka pi ja ka nis me i pa efektet anësore, i ka pi 13 copa edhe u djesrit natën, ka flejt keq nuk ka mujt me bo gjumë të mirë, një natë i ka ra ngërrç në gjymtyrë në gisht edhe ka pas bllokim të qafës, iu ka dok se ia hyp shtypja dhe iu ka trashë gjaki ka ndjerë një dhimbje në qafë dhe njëfar pengese”, është shprehur djali i saj.

Ai ka thënë se e ka lajmëruar rastin në inspektoriat menjëherë.

“Kom shku e kom lajmëru rastin në inspektoriat, edhe inspektoriati e ka marrë i kom kallxu edhe policisë por kanë thënë masi e ka marrë inspektoriati ska nevojë me hi edhe na sepse janë të njëjtë si na”, është shprehur Syla.

Syla ka thënë se nuk janë në dijeni se në çfarë mënyre është gjobitur barnatorja “Althea Pharm”.

“Po thojnë që me pare po ishalla nuk kryhet me pare. Nëse e dënon me parë un mundem me bo kallëzim penal por prapë në bazë të qatij ligji kanë me shku”, ka thënë Syla.

Insajderi ka kontaktuar edhe me barnatoren “Althea”, por të njëjtit nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje dhe e kanë mbyllur telefonin menjëherë pasi gazetarja i ka pyetur nëse janë gjobitur.

“I kemi kry këto zojë, janë të informuar këto tjerat krejt, i ka kry krejt këto punë inspektoriati, kalofshi mirë”, është shprehur dikush nga stafi i barnatores “Althea”.

Insajderi ka kërkuar një përgjigje edhe nga Inspektoriati Farmaceutik, konkretisht nga inspektorja e këtij rasti, z.Remzie Thaçi, e cila ka thënë se farmacisti përgjegjës ka pranuar dhënien e terapisë gabim dhe ndaj biznesit në fjalë janë marrur masa ndëshkuese.

“Inspektorati Farmaceutik/MSh pas pranimit të ankesës, nga pala ankuese ka kërkuar deshmi mbi shqetësimin e ngritur, dhe pas ofrimit të dëshmive nga pala ankuese me dt.09,01.2023 ka kryer inspektim në barnatoren “Althea Pharm” në Gjilan, ku ka konstatuar se pacientit i është ndërruar terapia me  ç’rast në vend të kapsulave  me emrin Talvosilene forte  i është dhënë tableta Tamoxifen  20mg . Farmacisti përgjegjës ka pranuar dhënien e terapisë gabim. Bazuar në të gjeturat Inspektorati Farmaceutik  ka marrë masa ndëshkuese konform dispozitave ligjore në fuqi, si dhe lënda do t’i dorëzohet Odes së Farmacisteve të Kosoves, për shkelje të Kodit etik të stafit profesional në barnatore”, thuhet në përgjigjen e inspektores Thaçi.

Related Posts

Only people with ‘sniper vision’ can find the car in this photo and it’s much harder than you think

People admitted they struggled even after getting hints A game people have long played online has left some people scratching their heads as they really can’t find…

Young girl performs ‘forbidden’ Dolly Parton song on ‘The Voice,’ leaves judges speechless

Four decades after Dolly Parton denied Elvis Presley the rights to “I Will Always Love You,” a 13-year-old Austrian girl took the ballad and made it all hers. The “forbidden” song…

niceeee

Inside the life of Chaz Bono: Cher had problems with him being gay

Chaz Bono has been through a lot, and being the child of a major music star and actress in Cher hasn’t made things much easier. He’s always…

Diddy’s son speaks out about ‘false narratives’ following his dad’s arrest

The rapper’s adoptive son Quincy Brown has defended his dad on social media Warning: This article contains discussion of sexual assault which some readers may find distressing…

Kevin Bacon discovered he was related to wife Kyra Sedgwick after taking mind-blowing DNA test

Kevin Bacon has been married to Kyra Sedgwick since 1988 Kevin Bacon and his wife Kyra Sedgwick discovered they were related to one another after undergoing a…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *