Drejtoresha e “Raiffeisen Bank” zhduket me milionat e klientëve, pse nuk ka hetim?

Raiffeisen Bank Albania u denoncua nga mediat në ditët e fundit të dhjetorit 2023 për një skemë mashtrimi të vjedhjes së klientëve nga drejtoresha e një dege e identifikuar si Esela Metaj, e cila, sipas raportimeve në bashkëpunim me disa arkëtare ka vepruar në dëm të klientëve të bankës.

Raportimet sugjerojnë se vjedhja e llogarive bankare është qindra mijëra euro në degën e Bankës në zonën e Kombinatit. Mediat kanë shkruar se “ka pasur ndërhyrje për të izoluar hetimet që të mos shkojnë deri tek roli i kupolës drejtuese (të Raiffeisen Bank) si drejtori i Përgjithshëm Christian Canacaris apo anëtarja e bordit drejtues për Retail, Vilma Baçe”.

Protagonistja e dyshuar e skandalit, Esela Metaj, sipas raportimeve të medias “është zhdukur” prej 24 nëntorit 2023 e madje thuhet se ka marrë me vete milionat e klientëve të Raiffeisen Bank në degën ku punonte në Tiranë.Arkëtarja e përfshirë në skemën e zhvatjes- sipas mediave- ka zbuluar se pre e vjedhjes së parave nga llogaritë kanë qenë klientë shqiptarë dhe të huaj. Por ndërkohë që paratë e qytetarëve janë prekur, zyra e shtypit e bankës, në një përgjigjje për median nuk e mohoi vjedhjen.
“Në artikujt e publikuar nga disa portale, një pjesë e konsiderueshme janë ekzagjerime dhe nxjerrje nga konteksti” – ishte përgjigja e bankës për median Zoom. Përgjegjës për fshehjen e rastit në sytë e publikut, sipas raportimeve mediatike janë Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bankës Christian Canacaris dhe anëtarja e bordit drejtues për Biznesin Retail, Vilma Baçe.

I habitshëm është edhe qëndrimi i institucioneve kontrolluese e rregullatore si Banka e Shqipërisë apo zyra mëmë e bankës në Austri. Në këtë rast, habi përbën edhe qëndrimi i institucioneve të hetimit, pasi nëse ka vjedhje duhet të ketë hetim penal qoftë edhe pa denoncim, me procedura të nisura kryesisht pas daljes së rastit në media.

Rrënjët e rastit duken të thella, pasi një publikim i 24 shtatorit të vitit 2007 ka përshkrua se Z.Bledar I, drejtor Rajonal ne rrugen Bardhyl, ka punesuar dhe ka promovuar mbesen e gruas se tij Esela Metaj (protagoniste e skandalit të fundit), e pakulifikuar ne cdo aspekt profesional, duhet te sqaroj ketu se ky drejtor prej pak kohesh eshte shkarkuar nga detyra me motivacionin e nenkuptuar dhe te paraqitur perpara bordit nga eprori i tij z. Alban C.

Çfarë ndodhi në një rast të ngjashëm në Bosnje?!

Vjedhja e klientëve nga drejtuesit e Raiffeisen Bank në Bosnje Hercegovinë u pasua me denoncimin nga vetë drejtuesit e bankës në Sarajevë ndaj punonjësve që kishin ngritur skemën e mashtrimit. Ata pushuan nga puna punonjësit e përfshirë dhe sqaruan klientët për çfarë kishte ndodhur.

Ngjarja u shoqërua me hetime të policisë dhe prokurorisë së Sarajevës që arrestuan punonjësit e përfshirë. Denoncimi i vjedhjes nga organet eprore të bankës, i distancoi ata nga krimi duke rritur besimin tek klientët se ngjarje të tilla nuk do të ndodhin në të ardhmen dhe nuk tolerohen.

Related Posts

Only people with ‘sniper vision’ can find the car in this photo and it’s much harder than you think

People admitted they struggled even after getting hints A game people have long played online has left some people scratching their heads as they really can’t find…

Young girl performs ‘forbidden’ Dolly Parton song on ‘The Voice,’ leaves judges speechless

Four decades after Dolly Parton denied Elvis Presley the rights to “I Will Always Love You,” a 13-year-old Austrian girl took the ballad and made it all hers. The “forbidden” song…

niceeee

Inside the life of Chaz Bono: Cher had problems with him being gay

Chaz Bono has been through a lot, and being the child of a major music star and actress in Cher hasn’t made things much easier. He’s always…

Diddy’s son speaks out about ‘false narratives’ following his dad’s arrest

The rapper’s adoptive son Quincy Brown has defended his dad on social media Warning: This article contains discussion of sexual assault which some readers may find distressing…

Kevin Bacon discovered he was related to wife Kyra Sedgwick after taking mind-blowing DNA test

Kevin Bacon has been married to Kyra Sedgwick since 1988 Kevin Bacon and his wife Kyra Sedgwick discovered they were related to one another after undergoing a…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *