Berisha: Edi Rama, kreu suprem i vjedhjes së shekullit

Berisha: Edi Rama, kreu suprem i vjedhjes së shekullit

Në fjalën e tij nga dritarja e banesës duke u folur mbështetësve, ish-Kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza në adresë të Kryeministrit Edi Rama për çështjen e inceneratorëve.

Kreu i Partisë Demokratike e konsideron vjedhjen e shekullit, që sipas tij, e shndërroi qeverinë në organizatë kriminale.

“Por kjo aferë kishte aspektin e saj më të zi, më dramatik. Veprimtarët e PD, deputetët e saj, faktuan para shqiptarëve dhe botës kjo aferë ishte afera e Edi Ramës. Se në këtë aferë, Edi Rama shndërroi qeverinë e tij në një organizatë kriminalë. Edi Rama e shndërroi qeverinë e tij në një organizatë kriminale, sepse në praktikat e njohura të mafies botërore, ai vendosi të bëhej miliarder duke vjedhur me plehrat qytetarët e Tiranës, Elbasanit, Fierit, Durrësit, Krujës dhe qyteteve përreth.

Pikërisht me këtë qëllim, Edi Rama do urdhëronte hedhjen poshtë të strategjisë së trajtimit, mbetjeve me landillin, seleksionim, depozitim, riciklim, strategji e financuar nga BE dhe e faktuar si më e mira e kohës. Do ishte Edi Rama, kreu i organizatës kriminale që do krijonte grupin e zëvendësministrave për të shpallur emergjencën. Miqtë e mi, nga 11 zëvendësministra, 9 prej tyre hodhën poshtë propozimin”.

Kryeministrin Rama, Sali Berisha e konsideron si kreun e vjedhjes së shekullit.

“Pas kësaj, Edi Rama i pandalshëm në veprimtarinë e tij, organizon me të deleguarin e tij Artur Metanin, mbledhjen e dytë me pesë zëvendësministra. Përsëri tre prej tyre e hedhin poshtë propozimin. Pastaj, Edi Rama mbledh një nga një firmat në kryeministri në kundërshtim me ligjin dhe shpall atë që quhet emergjenca e vjedhjes së shekullit. Të dashur miq, Edi Rama është kreu suprem i vjedhjes së shekullit. Ia ka thënë Arben Ahmetaj se mbreti tha Arben Ahmetaj, nuk jam unë, mbreti është ai që detyroi të firmosin 17 firma në 24 orë ministra dhe shkruar ministrave. Edi Rama është kreu i aferës së vjedhjes së shekullit sepse buxheti i shtetit nuk kishte një qindarkë të përcaktuar dhe ai me shpejtësi përcaktoi fondet që do i vidhte së bashku me Erion Veliajn dhe ministrat e tij.

Edi Rama si kreu i organizatës kriminale, përligji me firmën e tij, të Agaçcit, Metanit, praktikën korruptive të ndaluar me ligj, procedurën më të korruptuar në historinë e Shqipërisë. Edi Rama organizoi në bashkëvjedhje, Agaçin, Metanin, Ahmetajn, Gjiknurin, Kokën. Ai zgjodhi për inceneratorin e Tiranës të vjedhë kryesisht së bashku me Erion Veliajn”.

Kujtojmë se ish-Kryeministri Sali Berisha është me masë sigurie arrest shtëpie për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani që hetohet nga SPAK.

Related Posts

Only people with ‘sniper vision’ can find the car in this photo and it’s much harder than you think

People admitted they struggled even after getting hints A game people have long played online has left some people scratching their heads as they really can’t find…

Young girl performs ‘forbidden’ Dolly Parton song on ‘The Voice,’ leaves judges speechless

Four decades after Dolly Parton denied Elvis Presley the rights to “I Will Always Love You,” a 13-year-old Austrian girl took the ballad and made it all hers. The “forbidden” song…

niceeee

Inside the life of Chaz Bono: Cher had problems with him being gay

Chaz Bono has been through a lot, and being the child of a major music star and actress in Cher hasn’t made things much easier. He’s always…

Diddy’s son speaks out about ‘false narratives’ following his dad’s arrest

The rapper’s adoptive son Quincy Brown has defended his dad on social media Warning: This article contains discussion of sexual assault which some readers may find distressing…

Kevin Bacon discovered he was related to wife Kyra Sedgwick after taking mind-blowing DNA test

Kevin Bacon has been married to Kyra Sedgwick since 1988 Kevin Bacon and his wife Kyra Sedgwick discovered they were related to one another after undergoing a…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *