5 Feb 2026, Thu

I pandalshmi Zhegrova, shënon gol spektakolar për Lille

Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova ka shkëlqyer në paraqitjen e sotme për Lille-n kundër Lorientit. Ai shënoi një super gol, duke shënuar fitore me rezultat 3-0.

24-vjeçari shënoi golin e tretë të ndeshjes në minutën 90+3.

Ky është goli i shtatë për Zhegrovën në këtë sezon tek Lille në ligën e Francës, raporton Insajderi.

Zhegrova këtë sezon është në superform dhe ka rënë në sy të shumë skuadrave evropiane.

Më herët është raportuar se për sulmuesin e Kosovës ka shprehur interesim skuadra spanjolle, Real Sociedad.

Video e golit:

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *