Trump fiton në Iowa: Koha të bashkojmë vendin

Gara brenda republikanëve, Ron Desandis u rendit i dyti ndërsa Nikki Haley e treta

Donald Trump siguroi një fitore të madhe në garën e parë presidenciale republikane në Iowa, duke pohuar edhe njëherë epërsinë mbi partinë pavarësisht se përballet me një sërë akuzash penale.

Me 95% të votave të pritshme të numëruara, Trump arriti që të siguronte 51%, ndërsa DeSantis 21% dhe Haley 19%, sipas Edison Research. Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, u rendit në vendin e dytë, duke lënë pas ish-ambasadoren e OKB-së, Nikki Haley. Ndërkohë sipërmarrësi i bioteknologjisë Vivek Ramasëamy i cili kishte shkaktuar bujë në debatet e hershme arriti që të merrte vetëm 8% të votave dhe u largua nga gara duke mbështetur Trump.

Ish-presidenti amerikan falenderoi mbështetësit dhe u shpreh se fitorja e tij do të rregullojë shumë probleme me të cilën përballet bota sot.

“Kjo ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme. Është hera e tretë që ne fitojmë. Por kjo është më e madhja. Dua të përgëzoj Ron dhe Nikin që kaluan një kohë të mirë së bashku. Mendoj se ata të dy ia dolën shumë mirë.”

Mes të tjerash Trump u shpreh se nëse arrin që të bëhet president sërish do të mbyllë kufirin me Meksikën me argumentin se emigrantët po “helmojnë gjakun” e kombit, dhe se ata që hyjnë në vend vijnë nga burgje, “qeliza “terroriste”. Ai u zotua se do të japë shumë shpejt edhe një zgjidhje të konflikteve si në Ukrainë edhe në Gaza.

Fitorja e tij pasqyron popullaritetin që ish-presidenti amerikan ka në mesin e votuesve republikanë pas akuzave për përfshirjen e tij në sulmin e 6 Janarit 2021 në Kapitolin e SHBA për përpjekje për të përmbysur zgjedhjet e 2020, mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara pas largimit nga Shtëpia e Bardhë dhe falsifikimit të të dhënave të lidhura me pagesat ndaj ish-yllit pornografik Stormy Daniels.

Gati dy të tretat e pjesëmarrësve mendojnë se ish-presidenti amerikan është figura më ideale për të drejtuar SHBA-në pavarësisht akuzave që rëndojnë ndaj tij. Trump ka anashkaluar të pesë debatet republikane deri më tani dhe duke iu shmangur kryesisht premtimeve dhe politikave që ndjekin shumica e kandidatëve përpara votimit. Iowa është ndër shtetet e para ku votuesit republikanë zgjedhin kandidatin e tyre për Shtëpinë e Bardhë.

Related Posts

AGE IS JUST A NUMBER…..

Feel confident and stylish at any age! Meet our amazing star, who proves that maturity can be incredibly alluring.

Only people with ‘sniper vision’ can find the car in this photo and it’s much harder than you think

People admitted they struggled even after getting hints A game people have long played online has left some people scratching their heads as they really can’t find…

Young girl performs ‘forbidden’ Dolly Parton song on ‘The Voice,’ leaves judges speechless

Four decades after Dolly Parton denied Elvis Presley the rights to “I Will Always Love You,” a 13-year-old Austrian girl took the ballad and made it all hers. The “forbidden” song…

niceeee

Inside the life of Chaz Bono: Cher had problems with him being gay

Chaz Bono has been through a lot, and being the child of a major music star and actress in Cher hasn’t made things much easier. He’s always…

Diddy’s son speaks out about ‘false narratives’ following his dad’s arrest

The rapper’s adoptive son Quincy Brown has defended his dad on social media Warning: This article contains discussion of sexual assault which some readers may find distressing…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *