Gjendje e rëndë në SHBA, mbyllen shkollat anulohen fluturimet

Erëra të ftohta dhe të rrezikshme kanë vazhduar të mbizotërojnë në pjesë të Shteteve të Bashkuara, ku temperaturat kanë arritur deri në minus 30 gradë celsius.

Rreth 110.000 shtëpi dhe biznese mbetën pa energji elektrike të hënën mbrëma, shumica prej të cilave në Oregon, shtet që po përballet me ndërprerje të rrymës që nga dita e shtunë. Kompania publike për furnizim me energji, Portland General Electric, ka paralajmëruar se kërcënimi nga shiu dhe i ftohti mund të shkaktojnë vonesa në rikthimin e furnizimeve të rregullta me energji elektrike.

Zyrtarët e transportit u kanë bërë thirrje banorëve që t” shmangin udhëtimet, pasi që rrugët pritet të bëhen të rrezikshme nga shtresat e akullit, por edhe mund të ketë rrëzime të pemëve dhe të shtyllave elektrike.

Mësimi është anuluar për nxënësit në Portlend dhe në qytete të tjera të mëdha sikurse Çikago, Denver, Dallas dhe Fort Uorth.

Stuhitë dhe temperaturat e ulëta kanë prekur gjithçka nga udhëtimet ajrore, ndeshjet sportive, e deri te votimet brendapartiake në Ajova, e po ashtu kanë shkaktuar disa raste vdekjesh në mbarë vendin.

Të paktën katër persona kanë vdekur në zonën e Portlendit, përfshirë dy persona që dyshohet se vdiqën nga hipotermia. Një tjetër burrë vdiq pasi një pemë ra mbi shtëpinë e tij, ndërkaq një grua vdiq nga zjarri që u përhap pasi në stufën e kuzhinës ra një pemë.

Në Uiskonsin, autoritetet po hetojnë vdekjen e tre të pastrehëve, të cilët ka të ngjarë që kanë vdekur nga hipotermia, thanë zyrtarët.

Shiu i ftohtë dhe reshjet e borës janë parashikuar që të mbërthejnë juglindjen të martën.

Ndërkaq, në Misisipi të hënën mbrëma temperaturat ranë nën minus 12 gradë celsius.

Për shkak të motit të ftohtë, FlightAware, që gjurmon fluturimet, tha se rreth 2.900 fluturime janë anuluar të hënën në SHBA.

Temperaturat pritet të ngriten në mesin e javës, por erëra të ftohta janë parashikuar në jug gjatë fundit të javës.

Related Posts

Things in My House Started Moving Around — I Installed a Security Camera and Was Shocked When I Saw the Footage

I had started acclimating to living alone when something strange began occurring in my house. I partly wondered if it was a ghost, maybe my late husband…

My 40-Year-Old Son Hired a Lawyer to Sue Me to Get My House but Karma Stepped in Harshly

After four years of silence, my son reappeared at my doorstep not with an apology, but with a lawyer demanding I vacate my own house. What he…

What To Know About The Fires That Have Erupted In California – Is An Increase In Wildfires Expected?

A massive wildfire has ripped through a multi-million-dollar neighborhood, forcing thousands to flee. Despite the destruction and countless structures reduced to ashes, some residents have refused to…

Woman’s Mission to Sabotage Her Wedding Turns into a Chaotic Showdown with Her Fiancé — Story of the Day

Trapped in an engagement neither can afford to end—financially or emotionally—Samantha and Daniel face off in a battle of wills. Both too stubborn to quit, their war…

I Revealed My Pregnancy on My Husband’s Birthday, but Realized It Went Wrong When I Saw New Suitcases from Him and Heard, ‘Leaving Tomorrow’

I thought I was giving my husband the perfect birthday gift by revealing my pregnancy, but what I found when I came home turned my world upside…

I Thought My Strict Father Took the Neighbor’s Son Fishing Just to Spite Me, but the Truth Was Far More Tragic — Story of the Day

Returning home for the summer, Mason expected the usual tension with his distant father. But when he spotted his dad teaching the neighbor’s kid about fishing, something…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *