Spitali i Gjilanit ka suspenduar nga puna kirurgun, Luan Mustafa pasi sulmoi kolegun e tij, Arbër Morona në vendin e punës.
Insajderi e ka konfirmuar lajmin përmes drejtorit të Përgjithshëm të Spitalit, Arsim Eminit.
Ai ka bërë të ditur se kirurgu Luan Mustafa është suspenduar nga puna për tre muj me 50 për qind të pagës.
“Komisioni disiplinor, për shkak të ndjeshmërisë së rastit, ka marrë vendim për masë të përkohshme, suspendim nga puna për 3 muaj me 50% pagesë deri në vendimin e plotfuqishëm i cili do të merret pas shqyrtimit detal të rastit”, konfirmoi drejtori Emini.
Ndryshe, Policia e Kosovës (PK) të martën ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë kirurgun Mustafa, nën dyshimin se sulmoi fizikisht kirurgun Arbër Morina.