6 Feb 2026, Fri

U dënua veç me 1 mijë e 600 euro edhe pse e shkeli këmbësorin në zebra, familjari i viktimës: Kjo është katastrofë

Gjykata Themelore në Prizren e dënuar me 1 mijë e 600 euro gjobë, shoferin i cili me veturë e shkeli një qytetar në zebra. Ky vendim i gjykatës nuk është mirëpritur nga familjarët e këmbësorit. Më saktë nga xhaxhai i tij, i cili është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, Enis Kervan.

Deputeti u shpreh i indinjuar me vendimin e gjykatës, duke e cilësuar vendimin si “katastrofë”.

“E kanë dënuar me 1.600 euro gjobë. Shyqyr ai ka shpëtu, por kjo nuk do të thotë me u liru shoferi. Po i bjen që ti munesh me shkel njeri ne zebra edhe gjobitesh me pare. Kjo është katastrofë”, tha Kervan për Insajderin.

Ai shtoi se familjari i tij pritet t’i nënshtrohet një intervenimi.

Ndërkaq, dje, Gjykata Themelore në Prizren e ka shpallur fajtor Xh.Zh, i cili akuzohej për aksidentin e shkaktuar në mbrëmjen e 20 dhjetorit të vitit të kaluar në rrugën “Zahir Pajaziti”.

I dyshuari e kishte pranuar fajësinë, ishte dënuar me 6 muaj burgim por vetëm pastaj, pas kërkesës së avokatit atij i është zëvendësuar dënimi. U dënua me 1 mijë e 600 euro gjobë.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *