9 Feb 2026, Mon

Vendi u mbulua nga bora, Durmishi ka një thirrje për qytetarët

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisiti, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha se të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Në postimin e tij në “Facebook”, Durmishi ka shkruar se kompanitë për pastrimin e borës janë në terren.

Pavarësisht reshjeve të vazhdueshme, të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme. Kompanitë e kontraktuara nga MMPHI, janë në terren për pastrimin e akseve rrugore nga bora, normalizimin e qarkullimit rrugor dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e automjeteve që nga orët e hershme të mëngjesit“, thuhet në njoftim.

Teksa i bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes në vozitje.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë kujdes gjatë vozitjes si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.Jemi vazhdimisht në terren për t’u siguruar se po punohet me intensitet të shtuar për pastrimin e rrugëve, duke u kujdesur për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve nëpër rrugët e Kosovës“, ka shkruar ministri Durmishi.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *