11 Feb 2026, Wed

Vrasja e 18-vjeçarit, Hoxha: E tmerruar dhe e friksuar se kah po shkojmë si shoqëri

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e 18 vjeçarit, Lulzim Fejzullahu, i cili u rrah për vdekje në qytetin e Podujevës.

“E tmerruar, e pikëlluar dhe e friksuar se kah po shkojmë si shoqëri”, ka shkruar Hoxha

Tutje, deputetja ka uruar që drejtësia të vihet në vend.

Reagimi i plotë:

Lulzim Fejzullahu, një djalë 18 vjeç nga Podujeva ka vdekur sot si pasojë e shtypjes dhe rrahjes me shkopinj bejsbolli nga një grup djemsh të tjerë.

E tmerruar, e pikëlluar dhe e friksuar se kah po shkojmë si shoqëri.

Uroj që organet e rendit dhe ato gjyqësore kanë me vu në vend drejtësinë.

Shumë dhimbje!

Ngushëllime familjes!

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *