12 Feb 2026, Thu

Skandali i Policisë- Rrahjen me stupc e shtypjen me veturë të Lulzimit e cilësuan vetëm si “Therje me thikë” në raportin zyrtar

Të dielën e kaluar, Policia e Kosovës kishte njoftuar përmes raportit 24 orësh për ‘rrahjen’ e 18 vjeçarit Lulzim Zejnullahut dhe arrestimin e dy të dyshuarve. Shtatë ditë më vonë 18 vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra.

Raportimi zyrtar i policisë lidhur me rastin ishte skandaloz, përcjell Insajderi.

Sipas këtij raporti, rrahja me stupc e shtypja me makinë e 18 vjeçarit, tashmë të ndjerit, është minimizuar duke u cilësuar si “Therje me thikë”.

Në raport thuhet se viktima kishte lëndime që dyshohet se janë shkaktuar me thikë, derisa pamjet e publikuara dëshmojnë rrahje brutale me një stupc e shtypje me makinë.

Viktima mashkull kosovar i mitur ka kërkuar tretman mjekësor në emergjencë pasi që ka pësuar lëndime nga i dyshuari mashkull kosovar i mitur. Lëndimet dyshohet se janë shkaktuar me thikë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, kishte njoftuar policia në raportin e 14 janarit.

Ndërsa nga video e publikuar në media, vërehet qartë se i ndjeri fillimisht ishte shtypur me makinë e më pas ishte rrahur brutalisht me një stupc.

Si ndodhi ngjarja?

Lulzim Zejnullahu, 18-vjeçar, mbeti i vdekur si pasojë e lëndimeve nga dy të dyshuar të moshës së mitur.

Fejzullahu u dërgua për trajtim në spital, pasi mori lëndime të rënda.

Tashmë i ndjeri vdiq të shtunën, pasi nuk i përballoi plagëve të marra. Në një video të shpërndarë nga mediat, Zejnullahu shihet të jetë goditur me shufër metalike pamëshirshëm nga njëri prej të dyshuarve.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *