14 Feb 2026, Sat

“Ka dalë me ble bukë…”, xhaxhai i Lulzimit shpërthen në lot, tregon se si ndodhi rasti

Xhaxhai i Lulzim Zejnullahut, 18-vjeçari i cili mbeti i vdekur si pasojë e lëndimeve nga dy të dyshuar të moshës së mitur, ka rrëfyer detaje për Insajderin se si kishte ndodhur ngjarja.

Ai tha se ngjarja ka filluar në një lokal dhe ka vazhduar të nesërmen, pasi Lulzimi ka dalë nga shtëpia për të blerë bukë, por që nuk është kthyer i gjallë.

Qitu te berberi djali u hi me i hjeke flokët, janë kap për karrikë, edhe tu dal janë rrok me krah, djali e ka mar jaknen me ardh prej shpije. Masi janë shty me fjalë te berberi, të nestrit ditë e diel, djali ka dal qetu me mar buk, ata e kanë pa, ju kanë lëshu me kerr“, rrëfeu mes lotësh xhaxhai i Lulzimit.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *