Kritika të mëdha për Loredanën në Gjermani, reagon keq Adeyemi

Karim Adeyemi u është kundërpërgjigjur kritikëve në lidhje me të dashurën e tij, rep-artisten nga Kosova, Loredana Zefi.

Ylli i Borussia Dortmundit kishte rënie drastike të formës në sezonin 2023/24 dhe kritikat u zhvendosën tek e dashura e tij.

Ata janë të lidhur nga vera e vitit 2023, ndërsa e kishin bërë postimin e parë së bashku në rrjetet sociale në muajin korrik.

Adeyemi dështoi ta shfaqte klasin e tij nga ajo kohë, ndërsa lidhja e tij me këngëtaren shqiptare është në fokus të padiskutueshëm.

Adeyemi, në kanalin zyrtar të Dortmundit në YouTube ka treguar se përse nuk duhet të drejtohen gishtat diku tjetër përpos tij.

“E dija se në çfarë po futesha, që ajo ishte një person në sy të publikut, por e pashë si gjë të çmendur që njerëzit reagojnë kështu pas një loje të keqe që e bëj. Nuk është e padrejtë ndaj meje, sepse nuk kam luajtur mirë. Është jokorrekte dhe e padrejtë me të dashurën time. Nuk ka të bëjë asgjë se si luaj apo se si performoj në fushën e blertë. Ndonjëherë e shoh të çuditshme se si disa njerëz e marrin guximin të gjykojnë njerëz që s’i njohin”, deklaroi Adeyemi.

Ai i nisi nga fillimi vetëm tri ndeshje në Bundesligë me Verdhezinjtë në këtë sezon dhe nuk luajti nga 13 dhjetori shkaku i lëndimit.

“Nuk ishte një pjesë e parë e mirë e sezonit. Nuk jam i lumtur me vetveten”, përfundoi futbollisti.

Me rikthimin e Jadon Sanchos nga Manchester United, Adeyemit do t’i zvogëlohen edhe më shumë gjasat për t’u paraqitur në pjesën e dytë të sezonit në “Signal Iduna Park”.

Related Posts

Only people with ‘sniper vision’ can find the car in this photo and it’s much harder than you think

People admitted they struggled even after getting hints A game people have long played online has left some people scratching their heads as they really can’t find…

Young girl performs ‘forbidden’ Dolly Parton song on ‘The Voice,’ leaves judges speechless

Four decades after Dolly Parton denied Elvis Presley the rights to “I Will Always Love You,” a 13-year-old Austrian girl took the ballad and made it all hers. The “forbidden” song…

niceeee

Inside the life of Chaz Bono: Cher had problems with him being gay

Chaz Bono has been through a lot, and being the child of a major music star and actress in Cher hasn’t made things much easier. He’s always…

Diddy’s son speaks out about ‘false narratives’ following his dad’s arrest

The rapper’s adoptive son Quincy Brown has defended his dad on social media Warning: This article contains discussion of sexual assault which some readers may find distressing…

Kevin Bacon discovered he was related to wife Kyra Sedgwick after taking mind-blowing DNA test

Kevin Bacon has been married to Kyra Sedgwick since 1988 Kevin Bacon and his wife Kyra Sedgwick discovered they were related to one another after undergoing a…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *