“Publikja” ua rritë çmimet abonentëve- detaje ekskluzive nga pakot e reja të Telekomit me kanalet e ‘Digitalb’

Kontrata 1.3 milionë euroshe e Telekomit të Kosovës me “Digitalb” për transmetimin e kanaleve televizive të kësaj të fundit u prezantua me pompozitet nga akterët e partisë së pushtetit. Ata e prezantuan si sukses arritjen e marrëveshjes së një ndërmarrje publike me platformën “Digitalb”, pas mosmarrëveshjes që kjo e fundit pati me transmetuesit e tjerë të sektorit privat në Kosovë. Megjithatë, në reagimet e tyre s’u përmend rritja e çmimeve, reduktimi i pakove dhe detaje të tjera që shkojnë në dëm të xhepit të konsumatorit.

Telekomi me anë të një reagimi e prezantoi si “ofertën më atraktive në treg” bashkëngjitjen e kanaleve të ‘Digitalb’, ku pritet të përfshihen kanalet sportive me ligat ndërkombëtare. Çmimet e prezantuara u vlerësuan nga ndërmarrja si “shumë konkurrues”, kurse shitjet dhe instalimet pritet të bëhen që nga 25 janari.

Megjithatë, në reagim s’u përmend se pakot aktuale në treg të Valës pritet të reduktohen dhe të ndryshojnë për nga çmimi. As pagesat shtesë për pajisje me të cilat do të ngarkohet klienti.

Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë detaje ekskluzive nga pakot e reja Telekomit me kanalet e ‘Digitalb’, ku saktësohen se cilat pako do të nxjerrën jashtë tregut dhe si do të rritet çmimi me pakot e reja.

Tek pakot e IPTV-së, nga 28 sosh sa kanë qenë, Vala pritet t’i prezantojë në vetëm pesë. Në pakon e parë të re për televizor të kanaleve të kategorisë A dhe telefon, Telekomi e kufizon klientin në kanalet televizive të grupit A bashkë me mundësinë e telefonit “non-stop” apo megabajt pa limit në çmim prej 11.99 euro në muaj. Grumbullimi i katër pakove aktuale në pakon e re do t’ua pamundësojë më klientëve të zgjedhin tri pakot tjera më të lira, të cilat variojnë për nga çmimet: 6,999.99 dhe 10.99 euro në muaj.

Tendencë shtrenjtimi tek konsumatorët është vërejtur edhe tek pakoja e dytë e re për televizor me kanale të kategorisë A dhe internet. Kjo pako, që ofron internet me shpejtësi deri në 20 Mbps dhe kanale televizive të kategorisë A, do të prezantohet në treg me çmimin 12.99 euro në muaj. I njëjti shërbim me pakon aktuale kushton 11.49 euro. Kjo njësoj redukton edhe katër mundësi të tjera më të lira për konsumatorin, të cilat janë me çmimet sikur vijojnë: 8.99, 9.99, 10.99 euro në muaj.

Vala më shtrenjtë pritet ta mbajë edhe pakon e internetit me deri në 100 Mbps dhe kanale televizive të kategorisë A. Për të njëjtin shërbim që me pakot aktuale kushton 13.99 euro në muaj, në pakon e re do të kushtojë 14.99 euro në muaj. Gjithashtu, do të largohen nga tregu pakot e internetit siç janë me 30 dhe 50 Mbps, me çmime më të lira.

Shënim: Kategoria A e kanaleve televizive e Valës është më pak e pasuruar me programe sesa ajo B

Shtrenjtim dhe reduktim të pakove do të ketë edhe tek pakoja B e kanaleve televizive. Pakoja që ofron mb pa limit në telefon dhe kanale televizive të kategorisë B aktualisht kushton 12.99 euro në muaj, ndërkaq me pakon e re pritet të kushtojë 15.99 euro në muaj.

Klientëve do t’u merren katër euro e gjysmë më shumë për pakon B të kanaleve televizive dhe të internetit deri në 20 Mbps. Pakoja aktuale kushton 12.49 euro, ndërkaq pakoja e re 16.99 sosh në muaj.

Me pakon e re, katër euro më shtrenjtë do të kushtojë edhe pakoja B me kanale televizive dhe internet 100 Mbps. Oferta aktuale kushton 14.99 euro, ndërkaq oferta me pakon e re pritet të jetë 18.99 euro.

Pakoja më e lirë me kanale të reja të platformës ‘Digitalb’ me vetëm kanalet e Tring B dhe kanalet sportive që transmetojnë ligën italiane do të kushtojë 8.99 euro në muaj. Ndërkaq, ajo më e shtrenjta, që përfshin kanalet e ‘Digitalb’, kanalet sportive dhe internetin 100 Mbps do të kushtojë 24.50 euro në muaj.

Nga ajo çfarë vërehet tek ofertat e Telekomit, transmetimi i ligës italiane “veçohet” në pagesë nga ligat e tjera ndërkombëtare në futboll.

Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në adresë të departamentit për media të Telekomit për ta pyetur nëse janë lajmëruar klientët me pakot abonuese ekzistuese për rritje çmimesh. U.d. i drejtorit të Departametit të Relacionit me Publikun në këtë ndërmarrje, Fadil Lepaja, ka thënë se klientët janë njoftuar me faturën e muajit dhjetor dhe përmes info-kanalit “TV Vala” për këto ndryshime.

“Të gjithë konsumatorët aktual te shërbimit televiziv të Telekomit të Kosovës janë informuar me kohë për shtimin e pritur të kanaleve në pakot e tyre. Njoftimi është bërë përmes faturës së Dhjetorit, sikurse edhe përmes Info-kanalit “TV Vala” në Platformën tonë televizive”, ka deklaruar ai.

“Konsumatorët tanë janë të lirë të zgjedhin apo të ndërrojnë cilëndo pako televizive në çdo kohë, sipas dëshirës së tyre”, thotë tutje ai për Insajderin.

Në autorizimin për depozitim ndaj KPM’së të Telekomit, të cilën e ka parë Insajderi, thuhet se autorizimi është i vlefshëm nga 23 janari i 2024-ës deri më 22 janari i 2026-ës.

Telekomi ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 1.3 milionë euroshe përmes negocimit me ‘Digitalb’ për dy vite sigurimin e përmbajtjes televizive të operatorit kabllor nga Shqipëria.

Nga ajo çka thuhet në njoftim, palët janë marrë vesh që pagesa të bëhet në bazë të një dakordimi që palët kanë me çmimin për njësi për abonent.

Kujtojmë se ndërmarrja publike i ka bërë reklamë kësaj çështjeje përpara njoftimit për arritje të kontratës me ‘Digitalb’.

Related Posts

Only people with ‘sniper vision’ can find the car in this photo and it’s much harder than you think

People admitted they struggled even after getting hints A game people have long played online has left some people scratching their heads as they really can’t find…

Young girl performs ‘forbidden’ Dolly Parton song on ‘The Voice,’ leaves judges speechless

Four decades after Dolly Parton denied Elvis Presley the rights to “I Will Always Love You,” a 13-year-old Austrian girl took the ballad and made it all hers. The “forbidden” song…

niceeee

Inside the life of Chaz Bono: Cher had problems with him being gay

Chaz Bono has been through a lot, and being the child of a major music star and actress in Cher hasn’t made things much easier. He’s always…

Diddy’s son speaks out about ‘false narratives’ following his dad’s arrest

The rapper’s adoptive son Quincy Brown has defended his dad on social media Warning: This article contains discussion of sexual assault which some readers may find distressing…

Kevin Bacon discovered he was related to wife Kyra Sedgwick after taking mind-blowing DNA test

Kevin Bacon has been married to Kyra Sedgwick since 1988 Kevin Bacon and his wife Kyra Sedgwick discovered they were related to one another after undergoing a…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *