1 Apr 2026, Wed

Largohen simbolet e diktatorëve serbë në Zveçan, Sveçla i jep një mesazh Serbisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se këtë të enjte në Zveçan janë larguar billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve serbë.

Teksa ka njoftuar për rastin, Sveçla ka thënë se simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit të Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.

“Sot në Zveçan janë larguar billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve të cilat janë të papranueshme në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ministri në Facebook.

Ai tutje theksoi se si institucione mbesin të përkushtuar për rend e ligj dhe zbatim të kushtetushmërisë në çdo pjesë të vendit tonë.

“Këto billborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë, nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë”, ka shtuar Sveçla.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *