Nëse i thani rrobat në radiator po e rrezikoni shëndetin

Në lokalet në të cilat thahen rrobat e lara me detergjent dhe me zbutës është konstatuar numër i lartë i kimikateve të cilat janë të rrezikshme për shëndetin dhe të cilat madje mund të shkaktojnë edhe kancerin, ka treguar një hulumtim.

Më saktë, është zbuluar që më shumë se 25 bashkime kimike, ndër të cilat janë shtatë ndotës të rrezikshëm të ajrit, madje dy – acetaldehidi dhe benzeni – në SHBA janë shënuar si substanca kancerogjene.

Hulumtimet e mëhershme kanë treguar se si tharja e rrobave në shtëpi është shkaktare për dhembje koke dhe për problemet me frymëmarrjen.

Gjithashtu, tharja e gardërobës në banesa shton nivelin e lagështisë për 30 për qind dhe me vete tërheq rrezik të shtuar të astmës dhe alergjive. Pos lagështisë, aty shfaqen edhe moli dhe myku. Gjatë kohës ajri i tillë i ndotur aq shumë thahet sa që ndikon negativisht në organet e frymëmarrjes, transmeton Telegrafi.

Mukoza bëhet aq e thatë sa që tërheq alergjenë të ndryshëm dhe shkaktarë të infeksioneve të ndryshme. Simptomat e infeksioneve të organeve të frymëmarrjes janë të shumta – kolla, lodhja kronike, irritimi i syve, i fytit dhe i lëkurës, dhembja e kokës dhe të vjellat.

Nëse rrobat thahen në radiator, pos shëndetit të anëtarëve të shtëpisë, do të pengojë edhe qarkullimin e ngrohtësisë në shtëpi, përkatësisht do të zvogëlojë efikasitetin e radiatorit, gjë që për pasojë ka shtim të ngrohjes, ndërsa vetvetiu edhe shpenzime më të mëdha.

Gjithashtu, edhe vetë lagështia e cila avullohet në ajër e bën më të ftohtë dhomën, andaj edhe pse termostati tregon temperaturë të njëjtë, shtëpia do të jetë më e ftohtë se zakonisht. Me atë rast rrobat e ndjeshme të cilat të njoma vihen në radiatorë mund të dëmtohen sepse në to pëlcasin fijet e penjve.

Prandaj do të duhej të ndryshoni shprehitë tuaja. Megjithatë, ndonjë rrobë të larë thajeni jashtë, në oborr apo në ballkon.

Tharja e tillë është e ngadalshme, por rrobat megjithatë thahen, madje edhe në temperaturë nën zero. Në fillim bëhen me akull, pastaj ngadalë thahen.

Prandaj, nëse patjetër jeni të detyruar, thani rrobat në ndonjë lokal në të cilin më pak qëndroni, nëse nuk keni mundësi që rrobat t’i thani në makinë tharëse apo në ambient të hapur. 

Related Posts

Only people with ‘sniper vision’ can find the car in this photo and it’s much harder than you think

People admitted they struggled even after getting hints A game people have long played online has left some people scratching their heads as they really can’t find…

Young girl performs ‘forbidden’ Dolly Parton song on ‘The Voice,’ leaves judges speechless

Four decades after Dolly Parton denied Elvis Presley the rights to “I Will Always Love You,” a 13-year-old Austrian girl took the ballad and made it all hers. The “forbidden” song…

niceeee

Inside the life of Chaz Bono: Cher had problems with him being gay

Chaz Bono has been through a lot, and being the child of a major music star and actress in Cher hasn’t made things much easier. He’s always…

Diddy’s son speaks out about ‘false narratives’ following his dad’s arrest

The rapper’s adoptive son Quincy Brown has defended his dad on social media Warning: This article contains discussion of sexual assault which some readers may find distressing…

Kevin Bacon discovered he was related to wife Kyra Sedgwick after taking mind-blowing DNA test

Kevin Bacon has been married to Kyra Sedgwick since 1988 Kevin Bacon and his wife Kyra Sedgwick discovered they were related to one another after undergoing a…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *