Edona, studentja që kërkoi futjen e gjuhës shqipe në Universitetin e Harvardit: Dua që fëmijët e mi të flasin shqip

Në fillim të vitit, listës së gjuhëve të huaja që mësohen në Universitetin e Harvardit iu shtua edhe gjuha shqipe.

Kjo erdhi pas kërkesës së studentëve shqiptaro-amerikanë dhe mbështetjes së punonjësve shqiptaro-amerikanë në administratën e këtij universiteti.

Gazetari i “Zërit të Amerikës”, Burim Goxhuli, ishte në qytetin Cambridge, në Massachusetts, ku ndodhet Universiteti i Harvardit dhe solli më shumë hollësi mbi këtë programi. Gjuha shqipe, lëndë me zgjedhje në Departamentin e gjuhëve dhe Qytetërimeve të Lindjes së afërt, ofrohet në tri nivele, atë fillestar, të mesëm dhe të avancuar, pavarësisht nga njohuritë e studentëve. Ligjeruesi, Faton Limani, thotë se studentët që zgjedhin gjuhën shqipe nuk mësojnë vetëm bazën e gjuhës.

“Studentët mësojnë strukturën e gjuhës, gramatikën dhe morfologjinë, por edhe të folurit, shkrimin dhe leximin. Gjithashtu, unë si ligjërues, përveç atyre gjërave bazike që u duhen studentëve për ta mësuar, për ta folur dhe për ta shkruar gjuhën shqipe, kam futur edhe pjesën e kulturës dhe historisë. Për çdo semestër studentët bëjnë nga një prezantim ku zgjedhin tema të caktuara si historia e alfabetit të gjuhës shqipe, historia e shqiptarëve, apo folklori, muzika, tradita e të tjera”, – u shpreh ai.

Ishte studentja shqiptaro-amerikane Edona Cosovic, ajo, që verën e vitit të kaluar parashtroi kërkesën që gjuha dhqipe të bëhej pjesë e studimeve në universitetin prestigjioz amerikan. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Edona thotë se ishte dëshira për të studiuar më shumë mbi origjinën e saj ajo që e shtyu të kërkonte përfshirjen e programit të gjuhës shqipe në Harvard.

“Kjo është një arsye e rëndësishme për ta pasur këtë lëndë në Harvard. Unë kam dashur ta mësoj gjuhën, është shumë e rëndësishme për mua. Të dy prindërit e mi janë shqiptarë. Dua që edhe fëmijët e mi të flasin shqip, por dua ta kem edhe kulturën. Të mësoj më shumë edhe mbi historinë e Shqipërisë. Unë jam shqiptare nga Mali i Zi dhe nuk i di të gjitha ndodhitë në Shqipëri dhe Kosovë. Tash, pak nga pak, në çdo klasë unë mësoj më shumë”, -rrëfeu ajo.

Related Posts

Only people with ‘sniper vision’ can find the car in this photo and it’s much harder than you think

People admitted they struggled even after getting hints A game people have long played online has left some people scratching their heads as they really can’t find…

Young girl performs ‘forbidden’ Dolly Parton song on ‘The Voice,’ leaves judges speechless

Four decades after Dolly Parton denied Elvis Presley the rights to “I Will Always Love You,” a 13-year-old Austrian girl took the ballad and made it all hers. The “forbidden” song…

niceeee

Inside the life of Chaz Bono: Cher had problems with him being gay

Chaz Bono has been through a lot, and being the child of a major music star and actress in Cher hasn’t made things much easier. He’s always…

Diddy’s son speaks out about ‘false narratives’ following his dad’s arrest

The rapper’s adoptive son Quincy Brown has defended his dad on social media Warning: This article contains discussion of sexual assault which some readers may find distressing…

Kevin Bacon discovered he was related to wife Kyra Sedgwick after taking mind-blowing DNA test

Kevin Bacon has been married to Kyra Sedgwick since 1988 Kevin Bacon and his wife Kyra Sedgwick discovered they were related to one another after undergoing a…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *