1 Apr 2026, Wed

13 vjeçarja që u dogj rëndë nga shpërthimi i bombolës në Kçiq dërgohet me aeroplan special në Turqi

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar pacientja 13 vjeçare që ka pësuar djegie të rënda trupore si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në Kçiq të Mitrovicës është dërguar për trajtim në Turqi.

Nga MSH thanë se të gjitha shërbimet për shërbimin e saj do të kryhen pa pagesë.

Në komunikatë thuhet se me intervenimin e shtetit, është siguruar transport special ajror dhe se tashmë pacientja ka filluar trajtimin në spitalin e Stambollit në Turqi.

Pacientja ka marrë trajtim dhe kujdes shëndetësor në QKUK, për më shumë se 10 ditë, mirëpo për shkak të gjendjes së rendë shëndetësore, me kërkesën e Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia dhe me vendimin e Kryeministrit të Kosovës, Z. Albin Kurti janë siguruar edhe mjetet për transport special ajror urgjent, ku pacientja tashme është hospitalizuar për trajtim në spitalin e Stambollit, në Turqi.

Sipas informatave nga spitali turk, vajza 13 vjeçare ka filluar të marr trajtimin e nevojshëm dhe i urojmë shërim sa më të shpejt!“, thuhet në njoftim.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *