30 Mar 2026, Mon

Ministri i Ugandës: Njerëzit që vdesin nga uria janë idiotë

Ministri ugandez, Henry Okello Oryem, po përballet me kritika pasi i quajti “idiotë” ata që kanë vdekur si pasojë e urisë në Ugandë.

“Vetëm një idiot i vërtetë mund të vdesë nga uria në Ugandë. Nëse punon shumë, ka tokë në Ugandë. Klima është e përshtatshme përkundër ndryshimeve klimatike. Nëse bëni përpjekje të dilni në mëngjes, të punoni tokën, mbillni farat, ruani plantacionin, atëherë si nuk arrini të merrni ushqim?”, tha Oryem, ministri i Shtetit për Punët e Jashtme për “NTV Uganda”.

Një raport i një organi për të drejtat e njeriut tha se në vitin 2022, më shumë se 2,200 njerëz vdiqën nga uria dhe sëmundjet e lidhura me të në Ugandën Verilindore.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *