Kurti: Kam folur serbisht më shumë se të gjithë paraardhësit e mi së bashku

Kryeministri Albin Kurti, në një intervistë për gazetën holandeze “Trouw”, ka thënë edhe pse serbët përbëjnë vetëm katër për qind të popullsisë së Kosovës, gjuha e tyre është gjuhë zyrtare në mbarë Kosovën dhe në çdo nivel të qeverisjes.

“Në vend të kësaj, ata duan një Asociacion të komunave me pushtet ekzekutiv. Ky pushtet më pas duhet t’u hiqet bashkive ose qeverisë kombëtare. Kjo nuk është e mundur sipas Kushtetutës. Dhe ata gjithashtu duan që ai asociacion të ketë një kryetar. Unë dua të ndihmoj komunat, por jo duke formuar një Republika Sërpska të re”.

Ai tha se është kryeministri i Kosovës që ka folur serbisht “më shumë se të gjithë paraardhësit e mi së bashku”.

“Komunat me shumicë serbe marrin 62 për qind më shumë buxhet për banorë se të tjerat. Nuk di çfarë të bëj tjetër. Nuk ka kryeministër që flet dhe konsultohet me serbët sa unë. Por pjesa dërrmuese e këtyre takimeve zhvillohen në fshehtësi, me kërkesë të tyre. Sepse përndryshe Beogradi do t’i sulmonte menjëherë. Më vjen keq dhe kërkoj falje që ende nuk jam në gjendje t’i mbroj të gjithë serbët e Kosovës nga ngacmimet nga Beogradi”, përfundoi kryeministri Albin Kurti.

Tutje kryeministri, ka përmendur edhe sulmin terrorist të shtatorit të kaluar në Banjskë.

“Pas atyre sulmeve kriminale, ne sekuestruam më shumë se 5 milionë euro pajisje të rënda ushtarake dhe municione. Sigurisht, është e pamundur që qytetarët e thjeshtë të mbajnë përgjegjësi për këtë. Ky ishte shteti i Serbisë, duke përdorur një grup paraushtarak të udhëhequr nga një kriminel. (Milan) Radoiçiqin e njohim prej kohësh këtu, ai ndër të tjera është i përfshirë në kërcënime, kontrabandë dhe zhvatje. Organizatat kriminale përdorin pozicionin politik të Serbisë si mbulesë për krimet e tyre”.

“Në qershor ne paralajmëruam partnerët tanë perëndimorë se diçka po përgatitej. Në fund të atij muaji ne caktuam dy organizata si terroriste. Ne u kritikuam për këtë, por në shtator doli se anëtarët e atyre grupeve ishin pjesë e paraushtarakëve në Banjska”, u shpreh mes tjerash Kurti, raporton Klankosova.tv.

I pyetur nëse Serbia do të hynte në një luftë për pushtimin e Kosovës, kryeministri tha se sikur forcat e NATO-s nuk do të ishin këtu, “jam i sigurt se Serbia ndoshta edhe do të do të përpiqej të pushtonte përsëri”.

“Duke ushqyer lidhjet e saj të forta me Rusinë, Serbia beson se mund të shpëtojë nga plagosja e ushtarëve të KFOR-it dhe policisë së Kosovës. Ashtu si Rusia, edhe Serbia e urren NATO-n. Në sytë e Kremlinit, Kosova nuk është gjë tjetër veçse një projekt i NATO-s, ndërsa unë e shoh si sukses të luftës së një populli për liri”.

“Kremlini nuk sheh njerëz, ai sheh vetëm liderë dhe territor. Nëse NATO nuk do të ishte këtu, jam i sigurt se Serbia do të përpiqej të pushtonte përsëri. Policia ushtarake serbe ka 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, prej të cilave 28 përfshijnë ushtarë. Prej aty nganjëherë hyjnë për pak kohë në vendin tonë”, u shpreh Kurti.

Related Posts

niceeee

Inside the life of Chaz Bono: Cher had problems with him being gay

Chaz Bono has been through a lot, and being the child of a major music star and actress in Cher hasn’t made things much easier. He’s always…

Diddy’s son speaks out about ‘false narratives’ following his dad’s arrest

The rapper’s adoptive son Quincy Brown has defended his dad on social media Warning: This article contains discussion of sexual assault which some readers may find distressing…

Kevin Bacon discovered he was related to wife Kyra Sedgwick after taking mind-blowing DNA test

Kevin Bacon has been married to Kyra Sedgwick since 1988 Kevin Bacon and his wife Kyra Sedgwick discovered they were related to one another after undergoing a…

50 Cent defends decision to speak out ‘for last 10 years’ on what happened at Diddy’s parties

50 Cent has been speaking out against Diddy since 2006 50 Cent has opened up about the accusations Sean ‘Diddy’ Combs faces noting it’s ‘really’ just what…

Niceee..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *