GJND-ja urdhëron Izraelin që të parandalojë vrasjet dhe dëmet në Gaza, s’ka armëpushim

GJND-ja urdhëron Izraelin që të parandalojë vrasjet dhe dëmet në Gaza, s’ka armëpushim

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur që Izraeli duhet “të marrë të gjitha masat brenda fuqisë së tij” për të parandaluar të gjitha aktet që mund të përbëjnë gjenocidit.

Gjykatësja Joan Donoghue ka thënë se Izraeli duhet të sigurojë “me efekt të menjëhershëm” që forcat e tij të mos kryejnë aktet si, vrasja e palestinezëve ose shkaktimi i lëndimeve të rënda trupore ose mendore.

Gjykata ka thënë se Izraeli duhet të sigurohet që forcat e tij nuk kryejnë gjenocid dhe marrin masa për të përmirësuar situatën humanitare në Gazë.

Gjykata ka thënë se Izraeli duhet të sigurojë ruajtjen e provave të gjenocidit të supozuar.

Afrika e Jugut i pati kërkuar gjykatës armëpushim të menjëhershëm. Por, gjykata megjithëse mori parasysh shumicën e atyre që kërkoi Afrika e Jugut, nuk ka urdhëruar në mënyrë eksplicite një armëpushim. GJND-ja e ka urdhëruar Izraelin trupat e tij të mos kryejnë asnjë akt gjenocidi në Gaza.

Donoghue urdhëroi Izraelin të raportojë në gjykatë brenda një muaji. Ajo tha se duhet të merren masa për të përmirësuar situatën humanitare në Gaza.

Donoghue tha se Izraeli gjithashtu duhet të paraqesë një raport në gjykatë brenda një muaji nga ky urdhër.

GJND-ja thotë se ka juridiksion mbi rastin kundër Izraelit

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka thënë se ka juridiksion për të vendosur për masa urgjente – e nisur nga Afrika e Jugut – në rastin kundër Izraelit për luftën në Gaza.

Kryetarja e trupit gjykues, Joan Donoghue, ka folur për kontekstin që ka çuar në dorëzimin e padisë për gjenocid në këtë gjykatë. Ajo ka theksuar se nuk do ta rrëzojë rastin, siç ka kërkuar Izraeli.

Ajo ka folur për sulmin e 7 tetorit, ku Hamasi vrau mbi 1200 persona, plagosi e mori mbi 200 të tjerë peng, raportoi BBC.

Izraeli më pas nisi operacionin ushtarak, ka vazhduar të thotë ajo, duke shkaktuar viktima masive civile, dëme masive në Gaza dhe ka zhvendosur një shumicë të popullsisë.

Ajo theksoi se është “thellësisht e shqetësuar” nga humbjet e jetëve.

Gjykata e OKB-së sot do të vendosë për masat ndaj Izraelit pas akuzave për gjenocid

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së të premten (sot) do të vendosë mbi kërkesën e Afrikës së Jugut për masa urgjente kundër Izraelit, i cili po akuzohet për gjenocid në operacionin e tij në Gaza.

Vendimi i sotëm i GJND-së nuk do të merret me akuzën thelbësore, nëse ka ndodhur gjenocid, por do të fokusohet në ndërhyrjen urgjente që ka kërkuar Afrika e Jugut, shkruan Reuters.

Afrika e Jugut i ka kërkuar GJND-së të marrë nëntë masa urgjente, të cilat veprojnë si një urdhër ndalimi ndërsa gjykata do ta shqyrtojë çështjen në tërësi, gjë që mund të zgjasë me vite.

Ndër masat që ka kërkuar Afrika e Jugut është një ndalim i menjëhershëm i operacionit ushtarak të Izraelit, i cili ka shkatërruar pjesën më të madhe të enklavës teksa sipas autoriteteve shëndetësore në Gaza deri më tani kanë vdekur mbi 25 mijë njerëz.

Izraeli i ka kërkuar gjykatës që ta refuzojë çështjen në mënyrë të përgjithshme, teksa një zëdhënës i qeverisë izraelite të enjten deklaroi se presin që GJND-ja t’i hedhë poshtë këto akuza që sipas tij janë të rreme.

Afrika e Jugut dy javë më parë deklaroi se ofensiva ajrore dhe tokësore e Izraelit synon shkatërrimin e popullsisë në Gaza. Izraeli në vazhdimësi i kanë kundërshtuar akuzat duke thënë se e respekton ligjin ndërkombëtar dhe se kanë të drejtë të mbrohen.

Gjykata do të japë vendimin e saj në orën 13:00, në një seancë dëgjimore që pritet të zgjasë rreth një orë.

Related Posts

Inside the life of Chaz Bono: Cher had problems with him being gay

Chaz Bono has been through a lot, and being the child of a major music star and actress in Cher hasn’t made things much easier. He’s always…

Diddy’s son speaks out about ‘false narratives’ following his dad’s arrest

The rapper’s adoptive son Quincy Brown has defended his dad on social media Warning: This article contains discussion of sexual assault which some readers may find distressing…

Kevin Bacon discovered he was related to wife Kyra Sedgwick after taking mind-blowing DNA test

Kevin Bacon has been married to Kyra Sedgwick since 1988 Kevin Bacon and his wife Kyra Sedgwick discovered they were related to one another after undergoing a…

50 Cent defends decision to speak out ‘for last 10 years’ on what happened at Diddy’s parties

50 Cent has been speaking out against Diddy since 2006 50 Cent has opened up about the accusations Sean ‘Diddy’ Combs faces noting it’s ‘really’ just what…

Niceee..

The Pentagon answers ‘truth’ about whether alien life has visited our planet

Major General Pat Ryder gave a firm and ‘truthful’ answer to whether the US Government has encountered aliens It is the question we have all been waiting…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *