29 Mar 2026, Sun

Vodhën në një dyqan në “Prishtina Mall”, policia kërkon ndihmë për t’i gjetur këta dy persona

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e dy personave të cilët po kërkohen si të dyshuar për një rast të vjedhjes.

Vjedhja ka ndodhur më 13 dhjetor 2023, në një dyqan në qendrën tregtare “Prishtina Mall”.

Nga policia kanë kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e personave të shpallur në kërkim.

Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin ‘Shpërdorimi i pasurisë së huaj’ të ndodhur më 13.12.2023, në një dyqan në qendrën tregtare Prishtina Mall,  kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarve të shpallur në kërkim”, thuhet në komunikatën për media.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *