Ministri Vitia e prezantoi si shërbim të ri, ish-drejtori thotë se kjo metodë përdoret nga 2019’ta

Dje, i pari i dikasterit të Shëndetësisë, Arben Vitia bashkë me drejtorin e ShSKUK, Elvir Azizi dhe Drejtorin e Klinikës së Kirurgjisë Torakale Nazmi Kolgecin, prezantuan shërbimin e ri në Kirurgjinë Torakale VATS.

Ministri Vitia tha se procedura e re kirurgjike VATS po përdoret për herë të parë në sistemin publik.

Por, duket se kjo nuk është e vërtetë. Pas prezantimit të këtij shërbimi ka reaguar ish-drejtori i Kirurgjisë Torakale Saudin Maliqi.

Maliqi tha se procedura kirurgjike VATS përdoret në Kirurgjinë Torakale në QKUK,  që nga viti 2019, atëherë dhe kur ai ishte drejtor i kësaj klinike.

VATS-in në QKUK ne e kemi blerë në vitin 2019 dhe atëherë ka ardhur Diego Gonzales Rivas, që është një nga inovatorët e VATS-it. Ne e kemi pasur programin e VATS-it që i kemi qu kolegët tanë në trajnim. Unë kam qenë personalisht vet dhe me kolegët e mij në Budapest, Kroaci, Slloveni gjithandej në trajnim. Shikoni protokolin e rasteve, sa raste i kemi bërë me VATS në Torakale. VATS është funksional që nga 2019- ta. Unë se di pse e kanë shti VATS in si procedurë për herë të parë në Kosovë, kur kjo është bërë që nga viti 2019-të”, tha ai për Indeksonline.

Tutje, Maliqi tha se me këtë që bëri Vitia duke e prezantuar si procedurë për herë të parë, e ka bërë një huqje të madhe. .

“Po më vjen keq,  ky ministri Vitia ia ka huq fort, ama fort. Deklarata e tij, një mjek nuk mund të shkruaj ashtu. Kaq i painformuar është. Thotë VATS për herë të parë. Me ia huq aq shumë me thanë që VATS po përdoret për herë të parë, s’di a ka këshilltar, a ka informatorë, a merr vesh çfarë bëhet aty. Historia ka filluar me herët, unë dhe gjysma e kolegeve dijmë ta perdorim VATS-in, ne jemi trajnuar, ne e kemi pasur programin e VATs-it . Unë e kam aplikuar për herë të parë VATS-in në Kosovë. Por nuk është ndonjë krenari, se njerëzit punojnë me VATS  që 10 e 15 vjet me të. Tani po thirren në gjëra që s’ja vlenë të diskutohen “, tha ai.

Edhe ish drejtori i SHSKUK-së Basri Sejdiu tha se kjo metodë është përdorë në Kirurgjinë Torakale që nga viti 2019.

Nuk e kam parë ministrin Vitia çfarë ka thënë,  por e di që në 2019 është blerë aparatura VATS dhe janë kryer disa procedura, atëherë ka qenë drejtor Saudin Maliqi dhe e di që janë kryer”, tha ai.

Madje dhe në një postim të Sejdiut në Facebook në vitin 2019, shihet se është bërë prezantimi i pajisjes së njëjtë VATS, si ai që u bë një ditë më parë nga  ministri Vitia.

 

Related Posts

Inside the life of Chaz Bono: Cher had problems with him being gay

Chaz Bono has been through a lot, and being the child of a major music star and actress in Cher hasn’t made things much easier. He’s always…

Diddy’s son speaks out about ‘false narratives’ following his dad’s arrest

The rapper’s adoptive son Quincy Brown has defended his dad on social media Warning: This article contains discussion of sexual assault which some readers may find distressing…

Kevin Bacon discovered he was related to wife Kyra Sedgwick after taking mind-blowing DNA test

Kevin Bacon has been married to Kyra Sedgwick since 1988 Kevin Bacon and his wife Kyra Sedgwick discovered they were related to one another after undergoing a…

50 Cent defends decision to speak out ‘for last 10 years’ on what happened at Diddy’s parties

50 Cent has been speaking out against Diddy since 2006 50 Cent has opened up about the accusations Sean ‘Diddy’ Combs faces noting it’s ‘really’ just what…

Niceee..

The Pentagon answers ‘truth’ about whether alien life has visited our planet

Major General Pat Ryder gave a firm and ‘truthful’ answer to whether the US Government has encountered aliens It is the question we have all been waiting…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *