25 Mar 2026, Wed

Ditë historike për shqiptarët në RMV, Ali Ahmeti shfaqet duke kënduar (Video)

Sot për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm është një ditë historike. Për herë të parë në krye të qeverisë do të vijë një kryeministër shqiptar. Do të jetë Talat Xhaferi ai që do të drejtojë qeverinë teknike që do të merret me organizimin e zgjedhjeve.

Teksa Xhaferi pritet të bëhet kryeministër, nga ana tjetër Klan Macedonia ka publikuar një video të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti. Ai shfaqet teksa këndon këngën për Kalosh Danin, një këngë patriotike.


Më herët, Ahmeti e ka konsideruar historike si për shqiptarët dhe për maqedonasit zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptar në RMV.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *