Sot është shkruar një kapitull i ri në historinë e shqiptarëve – për herë të parë një shqiptar po qeveris Maqedoninë e Veriut në njëqind ditëshin e fundit të ekzekutivit: Talat Xhaferi.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, mbajti një fjalim në Kuvend përpara deputetëve, teksa replikoi edhe me opozitën për të kthyer në kujtesë nëpërkëmbjen e shqiptarëve në Maqedoni.
“Kam qenë gjimnazist në të 70’tat, qiraxhi, i mohuar, i përqeshur, i përplasur nga ata që qeverisnin asokohe. Unë si i ri nuk isha i barabartë me gjeneratën që mësoi. Mu më mohohej gjuha e nënës. Prindërit të mi i mohohej punësimi, por duhet të braktiste vendit dhe të linte gjymtyrët në Austri. Unë flas këtu si një njeri që është nga prindër që kanë lënë gjymtyrët e tyre jashtë vendit si në Austri dhe Libi. U flas si një njeri i cili ka përjetuar vuajtje e tortura nga sistemi”, tha Ahmeti.
“I nderuar Antonio, kur është Kërçova e juaja dhe imja më mirë atëherë kur unë isha qiraxhi, apo sot që të jemi të barabartë e zot shtëpie të dy ne. Gjimnazi ku unë e kam kryer sot funksionon për mrekulli, asnjë zënkë mes vete, asnjë përplasje, kryetari i komunës është gjithashtu shqiptar, për dy mandate komuna ime dhe e jotja funksionon për mrekulli”, tha Ali Ahmeti.
“I nderuar Pavle, për fat të keq deri më 2001 kemi qenë dy anë të kundërta. A atëherë ishte më mirë kur ishim dy anë të kundërta, kur ju më ndiqnit me shtet, apo sot që jemi bashkë qe 22 vite me këtë kuvend dhe ku marrim vendime për ligje, reforma dhe si të anëtarësohemi më shpejt në BE. Shteti ynë, i imi i joti, a më mirë atëherë kur më ndiqte mua bashkë me gjeneratat e mia, armik, terrorist, separatist, apo sot që bashkëfunksionojnë e drejtojmë, shtëpinë tonë të rë përbashkët”, shtoi tutje kreu i BDI-së.
“…se më nixtët ju dy? Sepse ti më ktheve 22 vite dhe 30 vite pas. Kur ju drejtuar kolegëve tanë se gjoja keta janë qiraxhi dhe Talat Xhaferi është pronar i shtëpisë. Nuk është e vërtetë, as ju qiraxhi, as kolegët e mi nuk janë qiraxhi. Por, është një e vërtetë”.
“Marrëveshja paqësore e Ohrit i dha leje Talat Xhaferit të jetë zot në shtëpinë e tij. Fituan turqit, romët, vllehët, serbët, të gjithë fituan me marrëveshjen paqësore të Orhit dhe kjo marrëveshje neve na ka bërë zot në shtëpinë tonë dhe ju duhet të jeni krenar sepse për këto 22 vite bashkë kemi punuar”.