Një tjetër çift potencial në Big Brother VIP është Ilnisa-Meritoni. Dyshja e shijojnë mjaft mirë shoqërinë e njëri-tjetrit, madje fillimisht është dëgjuar Ilnisa të shprehej se rri me reperin sepse ai e bën të qeshë. Nga ana tjetër Meritoni kur është pyetur nga banorët, ka vlerësuar shumë posesivitetin dhe natyralitetin e Ilnisës.
Por si shihet nga jashtë marrëdhënia Ilnisa-Meriton? Për Big Brother “Fan Club”, Efi Dhedhes është shprehur se ajo çka ndjen Ilnisa është e vërtetë, shumë ndryshe nga Meritoni që po përpiqet të shfrytëzojë potencialin e saj brenda shtëpisë për lojë që të katapultojë veten drejt finales.
Për Ronaldon, Ilnisa-Meriton do të jenë një ndër çiftet më të suksesshme të këtij Big Brother-i, ndërsa Ina e ka vënë theksin te bullizimi dhe paragjykimi që po i bëhet Ilnisës si nënë online; ndryshe nga Meritoni, i cili nuk paragjykohet fare sepse është lidhur me një vajzë më të madhe në moshë.
Efi: Meritoni të njëjtën gjë bënte me të gjitha gocat derisa përfundoi me Ilnisën. Ilnisa ka vërtet një pëlqim ndaj tij. Ndërkohë ai po merr forcë dhe fuqi nga ana e Ilnisës. Madje dje kur ishin te holli dhe u hodh pyetja, ai e theksoi se “po, marrëdhënia e tyre është shoqërore, por jo Ilnisa”.
Ronaldo: Ilnisa-Meritoni një ndër çiftet më të sukseshshme të këtij Big Brother VIP-i. Ata shesin më shumë sesa një marrëdhënie normale Sara-Bardhi dhe Ilnisa është gocë televizioni, e di mjaft mirë këtë. Tërheqje seksuale dhe afeksion ka mes tyre, por që unë nuk besoj se është e vërtetë.
Ina: I jep një ndjesi seksualiteti që e gjen te Meritoni. Mirëpo, ajo që më shqetëson mua është paragjykimi që po i bëhet një nëne beqare në rrjet ndërkohë që askush nuk po flet për Meritonin si baba dhe faktin se ai po lidhet me një vajzë më të madhe në moshë.