Protestuesit kërkojnë dënim maksimal ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e 18-vjeçarit

Dënim maksimal për dy të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë kanë kërkuar dhjetëra qytetarë të cilët marshuan të dielën në rrugët e qytetit. Familjarët e të riut thanë se besojnë në sistemin e drejtësisë, e protestuesit e tjerë u shprehën skeptikë se institucionet e rendit do ta trajtojnë drejt rastin.

Nga vendi ku u rrah për vdekje marshuan dhjetëra qytetarë në Podujevë duke kërkuar drejtësi për të riun, Lulëzim Fejzullahu.

Dënim maksimal për dy të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçarit kërkuan protestuesit të cilët marshuan nëpër rrugët e qytetit të Podujevës.

Familjarët e të riut që u vra para dy javësh pasi u rrah me shkop të bejsbollit thanë se besojnë në sistemin e drejtësisë.

“Kjo ka ndodhur, e shpresojë nuk i ndodhë askujt, rinia nuk është e sigurt në Kosovë. Shpresojë që drejtësia e sjell rastin në vend”, ka thënë Latif Fejzullahu, axha i viktimës.

E përderisa familjarët thanë se besojnë në sistemin e drejtësisë, disa nga pjesëmarrësit thanë se institucionet e drejtësisë duhet të japin përgjegjësi pasi njëri nga të dyshuarit ka të kaluar penale.

“Nuk është i mitur ai, nëse nëntë raste i ka bë ai moti është dashtë me qenë i izoluar dhe jo kjo të ndodhë…për ditë ndodhin, rrahin njerëz pas shpinës, me bejsbollë, ka krime, ka drogirasha ka droga në shkolla nuk i marrin ata, duhet të largohet droga prej shkollave si në Podujevë si në Prishtinë. Përderisa droga nuk hiqet nga shkollat, ne asgjë nuk presim nga kjo rini e jona”, ka thënë Afërdita Ilazi, qytetare.

“Çfarë drejtësie, ku ka drejtësi këtu. Prokurorët që janë milionerë e kriminelë që bashkëpunojnë me krimin, po prisni drejtësi. Edhe ky reagim është shumë i vogël. Nuk e di se si munden prindërit ose atje të rinjtë kriminelë që çohen nëpër xhamia, manipulohen, u shpërlahet truri nuk reagojnë për një bashkëmoshatarë të tyre, me dal dhe me ju tregu që nuk bën të ushtrojnë dhunë dhe nuk duhet të kryejnë vrasje”, ka deklaruar Pajazit Jashari, qytetar.

18-vjeçari ka vdekur në Emergjencës e QKUK-së disa ditë pasi ishte rrahur.

Policia fillimisht e raportoi vrasje në tentativë dhe therje me thikë, e në Emergjencë konstatuan vdekjen e tij nga lëndimet në kokën e viktimës, të marra nga shkopi i bejsbollit. Për këtë raportim Inspektorati Policor i Kosovës ka iniciuar hetim.

Një ditë para mbajtjes së protestës, në raportin e Policisë u raportua edhe për një vrasje në tentativë në fshatin Surkish të Podujevës. Sipas Policisë, viktima është dërguar në QKUK si pasojë e lëndimeve të rënda trupore, ndërsa rasti është ende nën hetime.

Related Posts

Inside the life of Chaz Bono: Cher had problems with him being gay

Chaz Bono has been through a lot, and being the child of a major music star and actress in Cher hasn’t made things much easier. He’s always…

Diddy’s son speaks out about ‘false narratives’ following his dad’s arrest

The rapper’s adoptive son Quincy Brown has defended his dad on social media Warning: This article contains discussion of sexual assault which some readers may find distressing…

Kevin Bacon discovered he was related to wife Kyra Sedgwick after taking mind-blowing DNA test

Kevin Bacon has been married to Kyra Sedgwick since 1988 Kevin Bacon and his wife Kyra Sedgwick discovered they were related to one another after undergoing a…

50 Cent defends decision to speak out ‘for last 10 years’ on what happened at Diddy’s parties

50 Cent has been speaking out against Diddy since 2006 50 Cent has opened up about the accusations Sean ‘Diddy’ Combs faces noting it’s ‘really’ just what…

Niceee..

The Pentagon answers ‘truth’ about whether alien life has visited our planet

Major General Pat Ryder gave a firm and ‘truthful’ answer to whether the US Government has encountered aliens It is the question we have all been waiting…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *